Bajern-Augsburg premton goleadë, rekordmenët duan vazhdimësi në derbin e Bavarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 10:21

Bajern-Augsburg premton goleadë, rekordmenët duan vazhdimësi në derbin e Bavarisë

Bajern Mynih-Augsburg është ndeshja që do të çelë javën e 11-të në Bundesligës gjermane. Të besuarit e Vinsent Kompanis mbajnë kreun në ligën gjermane me 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, në këtë rast Lajpcig. Ata do tentojnë t’i thellojnë më akoma më tepër këtë distancë, ku edhe statistikat i japin të drejtë.augsburg-vs-bayern-munich_169TË DHËNAT – Rezulton se në 5 ndeshjet e fundit në “Allianz Arena” mes bavarezëve dhe Augsburgut numri i golave për ndeshje përkon me 4.4, çka lë të hapur mundësin e një goleade të mundshme. Herri Kejn, Mishel Olize dhe Xhamal Musiala e kanë treguar këtë sezon se janë “snajper” të vërtetë përpara portës rivale e ku do përpiqen ta demonstrojnë edhe në derbin e Bavarisë. Herri Kejn aktualisht ndodhet në kuotën e 11 golave, numër i barabartë me bomberin e Frankfurtit Omar Marmush. Nëse i referohemi numrit të finalizimit nga “pyka” angleze kundrejt Augsburgut, ai regjistron 3 gola në 2 ndeshje, ç’ka do të thotë se e njeh mirë kuadratin e ekipit mik.

KONFERENCA E KOMPANIS/RIVALI – “Ne do të luajmë kundër Augsburgut sot. Bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e radhës. Ne duam të fitojmë dhe të performojmë siç ishim përpara pushimit ndërkombëtar. Augsburgu ka qenë gjithmonë kundërshtar i vështirë për Bajernin kohët e fundit. Është një derbi dhe gjithçka mund të ndodhë. Ata kanë pësuar një zhvillim shumë të mirë, e njoh trajnerin e Augsburgut, Xhes Trup nga Belgjika.

MESFUSHA – “Leon Gorecka ka bërë mirë. Edhe në një fazë të vështirë, ai ka bërë atë që duhej të bënte. Ai është një profesionist absolut. Ne vazhdojmë dhe kemi 100% besim te lojtarët. Konrad Laimer gjithashtu mund të luajë në pozicion, por ne gjithashtu kemi lëndime në mbrojtje dhe Konrad gjithashtu ka bërë një punë të mirë atje, ne kemi besim se do të realizojmë paraqitjen e duhur”, tha Kompani.

ROLI I MYLER – “Ne kemi disa djem që janë kthyer në stërvitje vetëm dje. Duhet të presim dhe të shohim. Tomas është shumë i rëndësishëm, jo vetëm në rolin e tij në fushë. Zhvillimi i lojtarëve si Xhamal Musiala ka të bëjë gjithashtu me rolin e lojtarëve si Tomas Myler, ai ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne”.

POZICIONI I SANES – “Kemi anësorë të klasit botëror. Leroi është një prej tyre. Mishel Olize është në formë të lartë, Leroi është tani dhe po ashtu edhe Serzh Gnabri e Kingsli Koman. Ne jemi shumë të kënaqur me anësorët tanë. Unë i kam njohur cilësitë e Sanes për një kohë të gjatë, shumë kohë”, vijoi “timonieri” i gjigandëve nga Mynihu.

GJENDJA E PAVLOVIÇ – “Duket mirë, por unë nuk jam mjek. Është një dëmtim i shpatullës, kështu që ka të bëjë me sfidat dhe të mos rrëzohet në tokë. Ai është një lojtar i ri dhe është e rëndësishme që të kthehet në 100%”, e mbylli Vinsent Kompani.RTHUJH

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"