Bajern-Leverkusen, duel “titanësh” Musiala-Virc

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 11:52

Bajern-Leverkusen, duel “titanësh” Musiala-Virc

Yjet e Bundesligës, sikurse bashkëlojtarët te Gjermania Xhamal Musiala dhe Florian Virc kanë prodhuar shumë momente të mrekullueshme sezonet e fundit.

wirtz-vs-musiala-banner

Në javën e 5 të Bundesligës, ata do të kenë një mundësi tjetër për ta bërë këtë pasi liderët e Bajern Mynih, përballen me kampionët në fuqi, Bajer Leverkusen në “Allianz Area”. Mediumi “Bundesliga.com” vlerëson se kush mund të dalë në krye… Në moshën 21- vjeçare, Musiala tashmë është bërë lojtari më i rëndësishëm për klubin dhe vendin. Është një dëshmi e vërtetë e potencialit të tij dhe asaj që ka treguar deri tani. E njëjta gjë vlen edhe për Virc. Ashtu si Xhamal, edhe Florian e ka bërë veten të domosdoshëm për klubin dhe kombëtaren gjatë këtyre viteve të fundit. Me katër gola dhe një asistim, ai hyn në ndeshjen e 5-të në formë të mirë. “Bambi” nuk është shumë larg me tre gola të shënuar.

MUSIALA MAGJIK Rëndësia e Musialës për bavarezët dëshmohet para së gjithash nga fakti se ai ka startuar të katër ndeshjet e Bundesligës këtë sezon. Në takimin e tyre më të fundit kundër Verder Bremenit , Musiala gjuajti tetë goditje në portë, një rekord i Bundesligës. Për më tepër, numri i tij prej tre golave deri më tani, i treti prej të cilëve ai shënoi kundër Bremenit, është përmirësuar vetëm nga Herri Kejn , i cili ka pesë gola dhe katër asistime në emër të tij. Sulmues anglez ka përfituar shumë nga lëvizja e talentit gjermanë mes linjave. Vetë Xhamal Musiala ka marrë shumë shanse me cilësi të lartë siç tregohet nga golat e tij të pritshëm (xG) prej 3.1, që është i katërti më i lartë në ligë dhe vetëm pas Kejn. Të tre golat e Musialës deri më tani këtë sezon janë shënuar në gjysmën e parë të ndeshjeve. Falë teknikës dhe aftësisë së tij të jashtëzakonshme në hapësira të ngushta, 21-vjeçari mund të mbajë veten edhe nën presionin e fortë të shënuesve të kundërshtarëve. Kuptimi i tij për futbollin dhe hapësirat në fushë është në nivelin më të lartë. Në gjendje të “dëmtojë” mbrojtjen me të dyja këmbët dhe të gjejë shokët e skuadrës me krijimtarinë e tij mahnitëse, Musiala është “ëndrra” e një trajneri. Një vështrim i shpejtë në numrat e tij na tregon se nuk është thjesht një “prodhues”. Ai ka kontestuar më së shumti duele deri më tani këtë sezon në Bajern (86) dhe krenohet me një përqindje të shkëlqyer prej 54 përqind.

VIRC, I DOMOSDOSHËM TE LEVERKUSEN Kur merrni parasysh rëndësinë e Florian Vircit për Leverkusenin e Ksabi Alonsos, nuk është aq larg nga ajo e Musialës në Bajern. Ashtu si ylli bavarez, 21-vjeçari Virc ka nisur çdo ndeshje këtë sezon. Ai ka qenë i zënë me “dëmtimin” e mbrojtjeve kundërshtare me gola dhe asistime, pesë deri më tani (4 gola + 1 asist në Bundesligë). Një dopietë kundër Borusia M’Gladbah u pasua me gola kundër Hofenhaim, si dhe Volfsburg së fundmi. Futbollisti me prirje ofensive tashmë është përfshirë në gjithsej 32 goditje, që është një nga më të mirat e kampionatit gjerman. Kjo tregon rëndësinë e tij për Leverkusenin e Alonsos, por edhe ndikim aktive në krijimin e goditjeve për veten dhe shokët e tij. Numri i tij xG prej 3.3 është i dyti më i lartë në ligë, shoqëruar me një efikasitet përfundimi prej +0.7, për të cilin ai është i dyti në mesin e lojtarëve të Leverkusen.

Aftësitë e Florian e bëjnë atë një kërcënim të dyfishtë si përfundues dhe iniciues. Ai është një nga 10 lojtarët më të mirë në Bundesligë që kombinojnë kërcënimin e golit me efikasitetin, si dhe është në “top 10” për futbollistët që vazhdimisht krijojnë mundësi cilësore për të shënuar gola për shokët e tyre. Për më tepër, numri 10 te Leverkusen është gjithashtu jashtëzakonisht aktiv, duke arritur mesatarisht 12.1 km vrapim në distancë për lojë, një shifër kryesuese e ekipit të “Aspirinave”. Po ashtu ka mesatarisht 39 sprint për 90 minuta dhe ka arritur një shpejtësi maksimale prej 33.7 km/h. Si një mesfushor që pëlqen të angazhohet në duele të driblimit, Virc ka konkurruar dhe ka fituar më së shumti në mesin e lojtarëve të Leverkusen, 109 duele të përfshirë dhe 47 për qind të fituar.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"