Bajerni e nis me fitore, Kompani: Ndeshje karakteri, De Ligt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 14:40

Bajerni e nis me fitore, Kompani: Ndeshje karakteri, De Ligt…

Trajneri Vinsent Kompani u shfaq i lumtur pas suksesit të Bajernit kundër Volfsburgut. Rekordmenët e Gjermanisë u panë në vështirë në pjesë e dytë, por fatmirësisht gjetën “formulën” e përmbysjes në minutat e fundit.

kompani

PËRBALLJA – “Pjesa e parë ishte dominuese, ashtu siç duhej. Ne nuk lejuam asnjë rast dhe kishim shumë vetë. Pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë në fillim. Më pas pësuam dy gola shumë të shpejtë. Por faktori vendimtar ishte mentaliteti”, përmblodhi belgu. Vinset është veçanërisht krenar për reagimin pas përmbysjes në pjesën e dytë: “Ju mund të humbisini ose të barazoni ndeshje të tilla, por ne fituam. Edhe kjo tregon diçka”, tha me doza të larta krenarie trajneri Kompani. Testi i radhës për klubin më të titullar në Gjermani përkon me Fraiburgun, ndërsa në 29 shtator është planifikuar superdueli, Bajern Mynih-Bajer Leverkusen, në “Allianz Arena”.

ÇËSHTJA “DE LIGT” – Raportimet nga “The Athletic” kishin sugjeruar kohët e fundit se Vinsent Kompani e kishte përshkruar Matajs de Ligt si mbrojtësin numër një të tij në një bisedë kokë më kokë dhe ishte i prirur ta mbante atë në skuadër. Por vendimi për të hequr dorë nga qendërmbrojtësi u mor në një nivel më të lartë në Mynih, sipas gazetës angleze. “Nuk e thashë kështu. Do të ishte shumë budallallëk nga ana ime të them diçka të tillë. Kjo nuk përputhet me atë që ne kemi në mendje për skuadrën”, komentoi trajneri belg mbi thashethemet në konferencën për shtyp pas Volfsburg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"