Postuar: Gusht 16, 2024 | 23:28
Bajerni i Kompanisë e nis me këmbën e mbarë, fitore me “poker” në Kupën e Gjermanisë
Bajerni i Mynihut, i drejtuar nga trajneri Vincent Kompani, e ka nisur mbarë aventurën në Kupën e Gjermanisë. Bavarezët janë kualifikuar në 1/16-ën e Kupës së Gjermanisë, duke shmangur befasitë si në sezonin e shkuar.
Bajerni triumfoi në transfertë ku mundi Ulmin në shifrat 4-0.
Golat për bavarezët i realizuan Tomas Myler në minutën e 12-të dhe në të 15-ën, si dhe Kingslej Koman në të 79-ën, ndërsa Herri Kein vulosi shifrat në 4-0 me golin e realizuar në minutën e tretë shtesë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"