Bajerni i vendos çmim “Bambit”, duhen 180 milionë euro për ta blerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 23:15

Bajerni i vendos çmim “Bambit”, duhen 180 milionë euro për ta blerë

Xhamal Musiala ka potencialin të bëhet futbollisti më i miri në botë në vitet e ardhshme. 21-vjeçari tashmë është pjesë përbërëse e Gjermanisë dhe Bajernit. Talenti i jashtëzakonshëm është në listë pothuajse në të gjitha klubet kryesore.

MUSIALA

Megjithatë, sipas raporteve aktuale, një transferim i Musialës do të ishte shumë i shtrenjtë. Xhamal tregoi edhe një herë talentin e tij të madh, veçanërisht në paraqitjen e tij kundër Hungarisë në Ligën e Kombeve. Pra, nuk është çudi që bavarezët dëshirojnë të zgjasin kontratën me sulmuesin e gjithanshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Diskutimet për të ardhmen e “Bambit” do të zhvillohen në javët në vijim dhe mund të jenë të vështira. Siç raporton portali anglez “Caught Offside”, listës së gjatë të vëzhguesve të Musialës i bashkohet edhe Liverpuli. Prandaj, “Reds” do të provojnë gjithçka për të joshur sulmuesin në “Anfield Road” verën e vitit 2025, nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re në “Allianz Arena”.

Vetë futbollist me tipare ofensive ka theksuar në të kaluarën se padyshim që mund ta imagjinonte kthimin në ishull. I riu tashmë ka luajtur për akademinë e Sauthempton dhe Çelsi në të kaluarën. Në rast se Musiala vërtet dëshiron të largohet nga Mynihu verën e ardhshme, një mega-transferim është në horizont. Sipas “Caught Offside”, pragu financiare i gjigantëve gjermanë me bazë në Mynih është rreth 180 milionë euro.

Një shumë që mund të pengojë Liverpulin apo palët e tjera të interesuara si PSG-ja, Mançester Siti, Real Madrid apo Barcelona. Një aspekt që mund të bëhet gjithashtu i rëndësishëm në këtë kontekst është një pjesëmarrje e mundshme në rishitje nga Çelsi. Kur Musiala u transferua nga Anglia në Gjermani në vitin 2019, blutë e Londrës thuhet se kanë siguruar një 20 për qind të aksioneve në rishitje. Kjo mund ta bëjë një transferim edhe më të komplikuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"