Bajerni ka akord me Al-Hilal, por pa miratimin e Komanit
Pas nëntë vitesh në FC Bajern, koha e Kingsli Koman në Mynih po i vjen fundi. Siç është bërë tashmë e ditur, bavarezët janë gati të pranojnë ofertën tërheqëse nga Arabia Saudite.
INTERESIMI – Ka raportime në rritje se Koman do të largohet nga Bajerni këtë verë. Sipas disa burimeve gjermane dhe franceze, si klubi ashtu edhe lojtari janë të hapur për një transferim gjatë periudhës aktuale të transferimit. Ajo që është interesante është se vetë Kingslit thuhet se nuk e ka menduar fare një ndryshim deri vonë, siç raporton “L’Equipe”. Prandaj, 28- vjeçari mendoi të largohej vetëm kur mësoi se klubi kishte “kontaktuar me disa klube të mëdha europiane për të eksploruar tregun për 28- vjeçarin”. Sipas “L’Equipe”, sulmuesi anësor dhe familja e tij ndihen shumë rehat në Mynih. Megjithatë, sjellja e rekordmenëve gjermanë thuhet se ka bërë që francezi të rimendoj të ardhmen e tij sportive. Lojtari ka qenë i lidhur me shumë klube javët e fundit. Megjithatë, deri vonë nuk kishte emra që kanë marrë hapa konkret.
PROPOZIMI – Në bazë të “L’Equipe”, top klubi saudit Al-Hilal ka bërë një ofertë mjaft fitimprurëse për Koman. Prandaj skuadra nga Mynihu dhe Al-Hilal kanë arritur një marrëveshje në parim. Këtë e ka konfirmuar edhe “Sky”. Prandaj, drejtuesit e ekipit gjerman janë gati të pranojnë ofertën. Është e paqartë se cila do të jetë tarifa e transferimit. Vlera e saj aktuale në treg llogaritet në 50 milionë euro.
SHEFAT – Drejtori ekzekutiv i Bajernit, Jan-Kristian Dresen nuk donte të komentonte raportet aktuale për Koman: “Mund ta imagjinoni që unë nuk do të komentoj thashethemet në ditët e fundit të afatit kalimtar. Kjo nuk është e përshtatshme për lojtarët dhe kjo sjell spekulime të panevojshme,” mbrëmjen e së hënën Dresen. LOJTARI – Vetë Koman nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Ai po “luan” me një kalim në Premier Ligë. Megjithatë, nëse nuk vjen oferta e përshtatshme nga ishulli, kjo nuk përjashton një transferim në ligën saudite, siç thekson “Sky”.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"