Postuar: Shtator 29, 2024 | 12:29
Bajerni konfirmon lajmin e keq, sulmuesi kryesor humb ndeshjen e Ligës së Kampioneve
Herri Kejn u detyrua të largohet nga fusha e blertë në minutën e 86-të, ndërsa luhej Bajern Mynih—Leverkusen(1-1). Klubi i Bajernit ka konfirmuar dëmtimin për yllin e sulmit.
Të gjithë zërat janë që Kejn e ka humbur ndeshjen me Aston Vijën. Takim ky i vlefshëm për Ligën e Kampioneve dhe që merr jetë më 2 tetor ora 21:00.
Tashmë mbetet për t’u parë sa do zgjasë mungesa e sulmuesit kryesor të bavarezëve. Kujtojmë se vendin e tij në sfidën me Leverkusen e mori veterani Myler.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"