Bajerni përballë PSG, Kompani paralajmëron: Nuk është më i dobët, ka lojtarë që mund të arrijë nivelin e Mesit
Bajern Mynih luan këtë të martë një ndeshje shumë delikate në Ligën e Kampioneve ndaj PSG-së, dy skuadra të cilat janë në ujëra të turbullta në renditjen e këtij turneu dhe për të cilat nuk falen gabimet. Trajneri i bavarezëve, Vinsent Kompani, nuk ka ngurruar ta cilësojë në konferencë për mediat si një sfidë mes skuadrave të mëdha, pavarësisht ndryshimeve që kanë pësuar parisienët.
“A është PSG më pak e fortë se në vitet e mëparshme? Absolutisht jo”, ishte përgjigja e prerë e tij. “Do të ndeshemi me një prej klubeve më të mëdha në Europë. Kanë lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të nivelit botëror. Kjo është një skuadër me shumë talent.
Shumë lojtarë do të arrijnë nivelin e Mesit, Nejmar e Ibrahimoviç në vitet e ardhshme. Hapësirat mes linjave të tyre nuk janë kurrë të mëdha, presingu është shumë agresiv dhe i mirë. Kur kanë topin, qasja ndaj ndeshjes është e qartë. Si skuadër janë me të vërtetë të aftë. Nuk pres një ndeshje të mërzitshme”, tha trajneri i bavarezëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"