Bajerni pret Benfikën në Champions, Kompani nuk do blof: Kanë cilësi, Di Maria është vendimtar
Bajern Mynih do të “përplaset” me Benfikën në ndeshjen e javës së 4-t të Ligës së Kampionëve. Fitorja është detyrim te kampi i bavarezëve, pas dy humbjeve radhazi në këtë format të ri. Trajneri Vinsent Kompani ka folur përpara ndeshjes, teksa është shprehur i bindur tek ekipi i tij.
POZICIONI NË TABELË – “Ju ndoshta duhet të fitoni gjashtë ndeshje për të përfunduar në tetë më të mirët. Tre janë ndoshta të mjaftueshme për play-off. Sigurisht, objektivi im është tetë më të mirët. Ne kemi fituar një ndeshje tani, kështu që është e qartë se çfarë na duhet në takimet e mbetura, ne kemi pasur vetëm dy ndeshje jashtë fushe, kështu që është e vështirë të shikosh tabelën”.
BENFIKA – “Ata mund të jenë shumë të rrezikshëm. Kanë cilësi të lartë në fushë, me përvojën e Di Marias. Gjithmonë gjejnë një rrugë drejt golit. Ata kanë një përzierje të mirë, ata janë një ekip i rrezikshëm. Por ne kemi besim se do ta fitojmë ndeshjen”, tha Kompani.
DALLIMI MIDIS NDESHJEVE – “Nuk jemi ankuar për këtë. Në një moment vëreni se shpesh nuk jeni duke fjetur në shtratin tuaj kur keni shumë ndeshje jashtë (qesh). Ndryshimi nuk është aq i madh. Të gjithë e dinë sesa e veçantë është ‘Allianz Arena'”.
MBINGARKESA – “Janë në kalendar shumë ndeshje. Veçanërisht në këtë pozicion në mesfushë, keni nevojë për atë numër lojtarësh. Ata të gjithë po japin shumë dhe po mbështesin njëri-tjetrin. Djemtë e dinë se ne kemi nevojë për të gjithë”, vijoi Vinsent.
RIVALI OTAMENDI – “Ne të dy ishim mbrojtës shumë agresivë dhe pjesë e një ekipi shumë të suksesshëm. Ai ende luan në atë nivel. Mezi pres ta shoh. Unë ende njoh disa lojtarë nga ekipi, gjithmonë më pëlqen t’i shoh”.
FORMATI I CHAMPIONS-IT – “Mund t’ju them vetëm se pas përfundimit të sezonit. Ne kemi pasur vetëm dy ndeshje të vështira. Kjo shton më shumë dramë. Do të shohim në fund. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të shkëlqyera”, shtoi trajneri i gjermanëve.
GRUPI – “Sasha Boei po bën mirë. Ne nuk e prisnim që ai të kthehej në stërvitje. Ndoshta do të rikthejmë një lojtar pas pushimit ndërkombëtar. Duhet të kemi pak durim me Hiroki Ito tani. Është një goditje për atë dhe për ne, por ai do të kthehet i fortë dhe do të gjejë formën e tij”.
BESIMI TE PALHINJA – “Padyshim ka një rol në lojën tonë dhe ka të bëjë me përmbushjen e kësaj detyre. Emocionet janë pjesë e futbollit. Ai nuk është një lojtar 19-vjeçar, por me shumë përvojë. Kur fillon ndeshja, bëhet fjalë vetëm për fitoren e Bajern Mynihut. Shpresojmë që historia sot të jetë një histori e bukur për ne”, përfundoi Vinsent Kompani.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"