Balaj është mungesa e madhe e Vllaznisë në Laç, si pritet të rreshtohen shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 11:57

Balaj është mungesa e madhe e Vllaznisë në Laç, si pritet të rreshtohen shkodranët

Thomas Brdariç duhet të mendojë si të zgjidhë një problem shumë të madh që i ka lindur së fundmi. Vllaznia do ta luajë ndeshjen ndaj Laçit pa sulmuesin kryesor të kësaj skuadre, Bekim Balajn.

Foto/F.Hazisllari

Foto/F.Hazisllari

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore në stërvitje dhe nuk është në gjendje për të përballuar ndeshjen e kësaj fundjave, e ndoshta jo vetëm atë. Për këtë arsye, Balaj është nisur që dje drejt Serbisë, ku do t’i nënshtrohet kurave te klinika e specializuar e fizioterapistes me famë, Marjana Kvaçeviç. Objektivi i sulmuesit është që të rikuperohet në kohë dhe të jetë në formën më të mirë për ndeshjen ndaj Partizanit në javën e ardhshme. Në këtë mënyrë, ai lë Brdariç pa alternativa për vijën e parë të sulmit për ndeshjen e kësaj fundjave, pasi edhe qendërsulmuesi tjetër, Matouti, është i dëmtuar dhe nuk është i gatshëm për takimin me kurbinasit.

FORMACIONI – Vllaznia do ta mbyllë fazën e parë të kampionatit me ndeshjen në transfertë ndaj Laçit. Kuqeblutë në duelin që luhet sot, në orën 14:00 do të kenë disa mungesa në formacion. Dhe trajneri Brdariç dhe stafi i tij kanë punuar gjatë gjithë javës për të zëvendësuar të munguarit. Ku reparti më problematik është ai i mbrojtjes ku mungojnë Gurishta dhe Stojanoviç. Kështu nga porta si zakonisht do e nisë Kristi Qarri, që ka qenë një nga pikat e forta të formacionit shkodran këtë edicion. Në mbrojte si zëvendësues i Gurishtës pritet Sala. Në qendër të saj do të jetë Juriç dhe Bajrami, ku ky i fundit zëvendëson Stojanoviç. E ndërsa reparti i prapavijës kompletohet me Yagon në të majtë.

Në mesfushë të padiskutueshëm duken dyshja Qato-Krymi e ndërsa atyre pritet të iu bashkohet edhe Kahrimanoviç. Në sulm mungesa e madhe do jetë Bekim Balaj. Po ashtu edhe mungesa e Matouti e bën të vështirë gjetjen e një zëvendësuesi në sulm. Ai që ka mundësi ta nisë nga minuta e parë në majën e sulmit është Gruda, por rikthimi i tij nga dëmtimi së fundmi lë me dyshim aktivizimin nga minuta e parë për ish-sulmuesin e Teutës. E ndërsa edhe Dodaj është një kandidat për ta nisur nga minuta e parë në majën e repartit të avancuar. Formacionin kuqeblu do ta plotësojnë nga krahët e sulmit dyshja Mala-Delaj.fgfPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"