Barazim me pengje ndaj Dinamos, mesfushori i Bylisit: Erdhëm për të fituar, meritonim më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2024 | 19:54

Barazim me pengje ndaj Dinamos, mesfushori i Bylisit: Erdhëm për të fituar, meritonim më shumë

Dinamo dhe Bylisi barazuan 1 me 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Një barazim që i jep nga një pikë secilës prej skuadrave.

bandicam 2024-10-31 19-50-32-121

Pas ndeshjes foli lojtari i Bylisit, Arli Përgjoni, i cilësuar dhe si lojtari i ndeshjes.

“Në aspektin personal nuk e kam problem të jem lojtar i ndeshjes, thjesht ekipi kisha qejf të fitonte. Mendoj se meritonim më shumë, erdhën për të fituar ndeshjen, besoj se jemi të zhgënjyer me barazimin, por futbolli kështu e ka. Për aspektin personal thjesht është një plus në aspektin e dytë.

Më kanë thënë të gjithë që duhet të tentoj më shumë portën.

Është një plus trajneri Dede me taktikat e tij, më ka dhënë më shumë lirshmëri, mund të hapem dhe në krah“, u shpreh Përgjoni për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"