“Barazimi do të ishte rezultati i drejtë”, Cungu i zhgënjyer pas humbjes me Egnatian: Ja e vërteta me Ujkan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 19:23

“Barazimi do të ishte rezultati i drejtë”, Cungu i zhgënjyer pas humbjes me Egnatian: Ja e vërteta me Ujkan

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli pas humbjes 2-1 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj kampionëve të Egnatias. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku shkodran analizoi këtë duel, ku ndër të tjera u shpreh:  

 cungu

“Ishte një ndeshje e nisur mirë nga Egnatia. Shprehu agresivitet, na vendosi në vështirësi. Pas pësimit të golit, loja fola për ne. Kemi pasur 3 mundësi në pjesën e parë, na mungoi pasi i fundit. Pjesa e dytë ishte ekulibruar. Nuk është e lehtë të luash kundër Egnatias, ka shumë kualitet dhe luks. U shfaqëm rrezikshëm te porta kundërshtare, ishim pranë golit të barazimit. Të dy golat ishin aksidental, dhuratë e jona, mund të evidentonim golat e pësuar me pak kujdes.  

Nuk kishim çfarë prisnim në pjesën e dytë. Duhet të ndryshonim diccka. Ndryshuam sistemin e lojës, prishëm edhe ekuilibrat. Futbolli i tillë është. Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë në këndvështrimin tim. 

Opeh ka pak ditë me skuadër, nuk është i automatizuar, edhe Lleshi nuk e ka zhvilluar fazën me ne. Në këto kushte, kundërshtari na vendoste në vështirësi kur sulmonte me 4 veta. Duhet të kishim një më tepër në mbrojtje. Për mendimin tim Lleshi u përshtat shumë mirë.  

Rrezikuam mbrapa me ndryshimin e sistemit, luajtëm gjithçka për gjithçka. Nuk kishim alternativa të tjera, na mungonin 4 lojtarë të rëndësishëm, Melo, Kryeziu dhe dy lojtarë të tjerë që na krijuan problematika. Ekipi gjithsesi u përgjigj shumë mirë. Duhet të bjerë tabuja e paragjykimit që janë të rinj, duhet t’iu japim mundësinë. Në të kundërt nuk kanë për t’u bërë kurrë sportista. Kanë shumë punë përpara.  

Në fillimin e lojës patëm 2-3 mundësi të pastra, kundërshtari i shfrytëzoi gabimet, ndërsa ne jo. Mundësitë ishin reale për të dalë me një barazim. Shpresoj që të gjejmë ritmin e duhur në ndeshjet në vazhdim. Duhet të ndezim motorët realisht, sepse akoma nuk e kemi kuptuar që ka startuar kampionati.  

Ujka ka një ngërç të vetin, për momentin nuk është gati për të luajtur futboll. Nuk mund të ketë vend kur nuk është gati. Duhet të  zgjidhë këtë situatë, mos harrojë që është nën kontratë me Laçin dhe duhet të kontribuojë për ekipin.  

Arbitrave iu dhashë dorën pas ndeshjes dhe iu urova sezon të mbarë. Nuk kam asnjë lloj pakënaqësie. Kisha nervozizmin tim. Edhe ne e kalojmë ndonjëherë masën. Jam i kënaqur me arbitrimin. I falenderoj”, u shpreh Cungu.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"