Barazimi i Bajernit me Frankfurt, trajneri Kompani: Jemi në rrugën e duhur, të vazhdojmë kështu
Me pothuajse 70 për qind posedim të topit dhe një vlerë xG prej 2.26 deri në 0.89, Bajern e kishte nën kontroll ndeshjen kundër Eintraht Frankfurt për periudha të gjata. Në fund nuk mjaftoi epërsia statistikore për të siguruar tri pikët. Frankfurti gjuajti gjithsej katër goditje në portë (bavarezët kishte 13) dhe tri prej tyre përfunduan në rrjetë.
Në fund u mbyll me barazim 3-3. Pavarësisht tronditjes në minutën e fundit dhe dy pikëve të humbura, trajneri Vinsent Kompani ishte relativisht i “zbutur” pas ndeshjes: “Thjesht, të qëndrojmë të qetë. Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga skuadra. Kishim kaq shumë shanse. Ndoshta meritonim më shumë”, theksoi ai në një intervistë për “DAZN”.
Edhe nëse rezultatet e fundit nuk janë të sakta, belgu është plotësisht i bindur se bavarezët janë ende në drejtimin e duhur: “Thjesht duhet të vazhdojmë, të vazhdojmë rrugën tonë dhe të kemi besim se paraqitje të tilla do të na sjellin rezultate në fund”. 38-vjeçari beson fort se paraqitjet e forta të ekipit të tij do të përfundojnë së shpejti me fitore: “Kam shumë shpresë. Ajo që po bën skuadra nuk është normale. Kam mjaft përvojë. Nëse vazhdojmë kështu, do të fitojmë sërish. Duhet të qëndrojmë të qetë”.
Pas pushimit ndërkombëtar, më 19 tetor, skuadra më e titullar në Gjermani do të presë Shtutgartin në shtëpinë e tyre. Në harkun e 6 ndeshje të luajtura në Bundesligë, bavarezët ende nuk e kanë shijuar humbjen, e pasuar me 4 fitore dhe 2 barazime, ndërsa golavarazhi qëndron 20:7, me shënuesin më të mirë në ekip Herri Kejn (5).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"