Barazimi i Holandës me Gjermaninë, Kuman flet për gafën e De Ligt: Na penalizuan gabimet individuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2024 | 12:55

Barazimi i Holandës me Gjermaninë, Kuman flet për gafën e De Ligt: Na penalizuan gabimet individuale

Holanda dha sinjalet që në minutat e parë se do të merrte fitore kundër Gjermanisë, por gabimet individuale ndikuan për keq. Veçanërisht goli i parë, i ardhur pas gabimit të mbrojtësit Matajs de Ligt.

kuman

Kuman në zonën e prononcimeve nuk kishte sesi të linte mënjanë këtë pjesë: “Është e vërtetë, e nisëm shumë mirë ndeshjen. Jo vetëm te goli i shënuar, por edhe në interpretimin e lojës, më pas erdhe ai gabimi në prapavijë, këtu ndryshoi rrjedhën e takimit.

Episode të tilla janë pjesë e lojës. E rëndësishme të reflektojmë nga situata të tilla. Nuk e zëvendësova De Ligt për shkak të gabimit, por fakti që e mbyllëm pjesën e parë në disavantazh na detyroi të mendonim më shumë për fazën ofensive, kështu që u desh ta kryeja zëvendësimin.

Edhe pas barazimit, kishim shanse për të siguruar një fitore. Mbase fati nuk ishte në krahun tonë sonte. Gjithsesi, jemi ende në krye dhe kjo është e rëndësishme për momentin”, tha Kuman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"