Barazimi i Juventusit ka edhe një lajm të mirë, bardhezinjtë vazhdojnë me portën e paprekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 22:17

Barazimi i Juventusit ka edhe një lajm të mirë, bardhezinjtë vazhdojnë me portën e paprekur

Juventusi është ndalur në një barazim pa gola përballë Empolit dhe nëse gjyqi ndaj sulmuesve ka kohë që ka nisur, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mbrojtjen e skuadrës së drejtuar nga Tiago Mota.

sdfdsfdsfdsdfdsfsd

Në katër javët e para, Juventusi vazhdon të jetë me portën e paprekur, duke qenë e vetmja skuadër në Serinë A që e realizon një statistikë të tillë në këtë sezon. Në historinë e Juventusit, një gjë e tillë kushte ndodhur vetëm 4 herë më parë.

Këto shifra ishin regjistruar në sezonet 2014/15, 1986/87, 1983/84 dhe 1965/66. Megjithaë, kjo nuk është garanci për një start që sjell suksesin në kampionat, pasi vetëm në vitet 2015 dhe 1984, Juventus në fund festoi me trofeun e kampionatit, ndërsa në vitin 1987 i shkoi Napolit e në atë 1966 i shkoi Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"