“Barazimi ishte me fat për ne”, Lala komenton ndeshjen e Shqipërisë: Tani të bëjmë detyrat e shtëpisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2024 | 0:29

“Barazimi ishte me fat për ne”, Lala komenton ndeshjen e Shqipërisë: Tani të bëjmë detyrat e shtëpisë

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, mendon se barazimi 0-0 ndaj Çekisë ishte meritë e fatit pasi ekipi kundërshtar dominoi ndeshjen dhe se duhet shumë punë për sfidën ndaj Ukrainës.

bandicam 2024-11-16 22-44-50-380

“Shumë dominante Çekia, patëm vështirësi të futeshim në lojë, mos gabohem në minutën e 35-të kishim aksionin e parë ku mbajtëm disi topin me një gjuajtje të Bajramit, edhe pse nuk ishte e saktë. Pjesa e dytë ishte pak më ndryshe, ndoshta edhe Çekia nuk ishte aq e freskët sa në pjesën e parë. Në fund barazimi mund të themi ishte me fat për ne. Jo edhe aq i bindshëm nga loja në tërësi, por shpresojmë se kemi një tjetër ndeshje.

Rasti i Laçit ishte një aksion individual por kjo nuk ishte loja që kemi parë në kombëtare, edhe pse kundërshtari nuk ishte aq i freskët. Patëm fat. Pastaj në pjesën e dytë as ata nuk ishin më dominantë. Por për mendimin tim, duhet të jemi të kënaqur me barazimin. Kemi një ndeshje, nuk e kemi situatën në dorën tonë por të bëjmë detyrat e shtëpisë e shpresojmë”, theksoi Lala për “SuperSport” pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"