“Barazimi me Tiranën nuk është rezultat i keq”, Kolela pas derbit: Ajo nga e cila kam mbetur i zhgënjyer është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 21:05

“Barazimi me Tiranën nuk është rezultat i keq”, Kolela pas derbit: Ajo nga e cila kam mbetur i zhgënjyer është…

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka deklaruar se ishte i pakënaqur me barizmin1-1 të skuadrës së tij ndaj Tiranës. Ai theksoi se paraqitja ishte ajo që e kishte zhgënjyer më shumë nga ekipi.

bandicam 2023-05-17 20-54-19-256

“Sipas meje mund të bënim shumë më mirë nga pikëpamja e paraqitjes. Paraqitja nuk ishte e mirë. Ndodh që të barazish me Tiranën dhe nuk është rezultat i keq. Ishte më mirë një paraqitje shumë më e gjallë. Por ndodh, presioni i derbit, momenti…

Sipas meje, është një nga paraqitjet më të dobëta që kemi bërë. Por duke parë edhe presionin që ka derbi, në momentin që bëmë atë që dimë të bëjmë, duhej të bënim edhe më shumë.

Sipas meje nuk kemi bërë mirë as para golit dhe me siguri zbritëm poshtë të gjithë. Gjuajtëm disa herë topin që mund të shfrytëzonim më mirë dhe më pas erdhi barazimi i Tiranës. Por në përgjithësi jam dakord që nuk i jam i kënaqur. Rezultati ka lidhje me paraqitjen. Paraqitja e mirë sjell edhe rezultatin e mirë, janë të lidhura bashkë.

Nuk jam i kënaqur nga paraqitja, mund të bënim më mirë, absolutisht. Pavarësisht kësaj ishim në avantazh. Por kur luan ndaj skuadrave të forta është kështu.

Tirana me mungesa? Është normale, nëse kanë një mentalitet të mirë dhe të përgatitur si♪5 janë, e përballojnë edhe mungesën e elementëve. Edhe ne na ka ndodhur që të mbajmë një ndeshje me mungesa, kemi luajtur edhe më mirë se kjo e sotmja.

Kur një skuadër ka mungesa, ♪5dokush e parashikon që fitohet ndeshja, por nuk është e vërtetë. Duhet t’i japim merita kundërshtarit që u tregua i aftë, më i aftë se ne. Duhen komplimentuar për barazimin”, tha Kolela pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"