Barazimi në derbi, Turam: Na mohuan penallti, Milani mësoi nga humbjet
Një shtyllë, një penallti e pretenduar dhe në fund edhe një pikë. Për Interin dhe për Markus Turahmin që pas ndeshjes së djeshme u ndal për të folur për mediat.
Ishte vetëm goli që ju mungoi?
Një ndeshje mjaft e vështirë ndaj lojtarëve të fortë të Milanit, goditëm shumë shtylla, shënuam nga pozicione jashtë loje, momenti me faullin ndaj meje që bëri Pavloviç. Pas aq shumë rasteve më në fund arritëm të shënonim. Nuk na u dha një penallti kur unë mund të shënoja. Nuk e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR-it.
Cili ishte humori në dhomat e zhveshjes?
Nuk e di humorin, erdha të flas me mediat menjëherë. E dimë që në pjesën e parë nuk luajtëm futboll në nivelin e Interit. Në pjesën e dytë ne luajtëm më mirë, por kur luan për Interin nuk mund të kënaqesh me një barazim edhe pse një gol në minutën e fundit është më i mirë se një humbje. Nuk jemi të lumtur.
Derbi i këtij viti ndryshon nga ai i vitit të kaluar…
Sepse Milani ka evoluar, ka blerë lojtarë dhe ka mësuar nga humbjet. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Milanit. Kundër Monakos e përfunduam ndeshjen për dhjetë minuta. Është e vërtetë që të gjitha ndeshjet janë të ndryshme, por mendoj se barazimi ishte një reagim i mirë.
Çfarë ndodhi sot (dje) atëherë?
Nuk hymë në fushë në mënyrën e duhur. Në pjesën e dytë kishim më shumë vendosmëri dhe më shumë dëshirë për të luajtur. E rritëm presionin dhe të gjithë dhamë maksimumin. Na u desh të mjaftoheshim me një pikë.
Pra nuk dorëzoheni për titullin…
Sigurisht, jemi Interi dhe nuk mund të dorëzohemi. Është e vërtetë, nuk jemi të kënaqur me ndeshjen, por ata që hynë në lojë dhanë një ndihmë të madhe. Ka një dëshirë të madhe për të fituar titullin e do të tentojmë deri në fund.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)