Barazimi në transfertë ndaj Besës, trajneri Mema: Më kënaq pika, por ekipi ka mangësira! Ja çfarë u thash lojtarëve
Trajneri i Pogradecit, Ardian Mema, foli pas barazimit 0-0 që skuadra e tij arriti në Rrogozhinë ndaj Besës. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku kryeqytetas i ekipit pogradecar u shpreh:
“Jam i kënaqur me pikën që kam marrë, Besa është ekip i mirë, kjo është e padiskutueshme. Ndoqëm një strategji, për të trajtuar më mirë fazën mbrojtëse. Kam shumë punë për të bërë në këtë ekip, sepse ka shumë mangësira. Problem të madh kemi pasur edhe dëmtimet.
Secili do më të mirën për veten e vetë. Nuk do të ishte keq të shkonim në 6 vendet e para. Në dhjetor do kemi kohë, për të punuar mirë, në ekuilibër taktik. Akoma nuk i kam shprehur idetë e mija me lojtarë. Kam vetëm 2-3 këtu. Nuk ndryshon dot gjë për 3 jave. Pashë që ishin të gëzuar lojtarët, u futa në dhomat e zhveshjes dhe iu thashë çuna nuk kemi fituar, kemi bërë një ndeshje me hopa. Mund të bëjmë më tepër, mbas ndeshjes, do të shikojmë gjërat me qetësi.
Çdo trajner merr masat për të mos lejuar kundërshtarin të shënojë. Lojtarët i kam të limituar, për shkak problemesh. Ndoqëm këtë strategji për të arritur te rezultati pozitiv. Dy ndeshjet e zhvilluara na bëjmë që të mendojmë pozitivisht për vazhdimësinë.
Ndeshja përgatitet në bazë të cilësive të kundërshtarit. Duhen lexuar situatat e lojës rast pas rasti. Ka gjëra që bëmë gabim, sepse lojë gabimesh është. Gjithsesi ia dolëm mirë jo keq”, u shpreh Ardian Mema.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"