Barça e Liverpuli nuk luajnë kot sot, në garë për 9,9 milionë euro
Barcelona dhe Liverpuli vërtet i kanë mbyllur llogaritë për sa i përket kualifikimit mes tetë të parave që garanton një vend direkt në 1/8 e finaleve. Por edhe në ndeshjet e tyre të fundit nuk shkojnë për shëtitje, sepse në lojë janë disa miliona euro më shumë.
Në lojë është ende vendi i parë dhe ato janë të vetmet skuadra që mund të synojnë këtë vend. Të mbyllurit i pari në fazën me grumbullim pikësh ka një çmim prej 9.9 milionë euro. Liverpuli, aktualisht i pari, do të luajë në transfertë ndeshjen e fundit përballë PSV-së në Holandë.
Ndërkohë, Barcelona, që deri më tani ka arkëtuar 44 milionë euro, do të presë në fushën e saj Atalantën. Kjo e fundit kërkon një vend mes tetë më të mirave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"