Barça është kthyer në një makineri golash, Hansi Flik ka krijuar një “monstër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2024 | 12:37

Barça është kthyer në një makineri golash, Hansi Flik ka krijuar një “monstër”

Barcelona u largua nga në mënyrë triumfale nga “Bernabeu” të shtunën në mbrëmje e bindur se ky vit mund të jetë i suksesshëm.flikTurpërimi që i bënë Madridit ishte historik dhe lidhet me atë që i bënë Bajernit disa ditë më parë në Champions. Nuk ka më asnjë dyshim, Barcelona e Flik është një realitet. Barcelona është rikthyer pas disa vitesh të errëta, e ndriçuar vetëm nga ajo Ligë që fitoi Ksavi, por që nuk pati vazhdimësi të mjaftueshme për të vazhduar dhe mbi të gjitha për të bërë të qartë se skuadra e Barcelonës kishte dalë nga letargjia e saj.

Krijuesi i saj ka një emër dhe mbiemër: Hansi Flik. Është e vërtetë që performanca e lojtarëve është top dhe se në fund janë ata që fitojnë ndeshjet. Megjithatë, puna e gjermanit është e pamohueshme, sepse ai ka arritur të krijojë një ekip që luan futboll si sharm. Dhe këtë e ka bërë në kohë rekord.

REKORDI I GOLAVE – Rekordet e golave janë një “skandal”. Që nga sezoni 1950-1951, kanë kaluar pothuajse 75 vjet që kur Barcelona kishte shënuar kaq shumë gola pas 11 javësh në La Liga. Asokohe ishin 41. Në këtë moment skuadra e Flikut ka shënuar 37. Dhe vazhdon të numërojë. Rekordet në ndeshjet e fundit kanë qenë dërrmuese. Pesë skuadrat e fundit me të cilat është përballur Barcelona kanë dalë të turpëruara: Jang Bojs (5), Alavesh (3), Sevilja (5), Bajern Mynih (4) dhe Real Madrid (4). Gjithsej 21 gola të shënuar, një mesatare që i kalon katër gola për ndeshje.

LEVA DHE RAFINJA – Nuk është rastësi që Barça i ka këto rekorde. Flik ka arritur të nxjerrë në pah versionin më të mirë të Levandovskit dhe Rafinjës. E ka bërë me mjete diplomatike (duke i bindur se beson te ata) dhe në fushën e lojës, duke kërkuar vendndodhjen e tyre më të mirë.

LINJA MBROJTËSE – Gjëja më befasuese është sistemi i tij mbrojtës. Ajo linjë që e bëri Madridin të binte në pozicion jashtë loje në 12 raste, duke e acaruar Kilië Mbape, i kapur gafil në 8 raste. Dhe virtyti i madh është se ai nuk frikësohet nga asnjë rival. Ai beson në idenë e tij dhe e zbaton në të njëjtën mënyrë kundër Alaveshit si me Bajernin apo Realin.

“FËMIJËT” – Dhe “fëmijët” e besimi te ata. Një tjetër virtyt i madh i teknikut. Gjëja më e lehtë për të do të ishte vendosja e Olmos, De Jong ose Gavi në “Bernabeu”. Por jo, Flik i dha vazhdimësi Kasados dhe Fermin Lopezit, të cilët kishin bërë një punë të shkëlqyer kundër Bajernit. Kjo meritokraci bën që besueshmëria e tij të jetë e plotë. Barça është një makinë futbolli.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"