Barça “legjendare”, Rafinja zgjedh 11-yje dhe ka luajtur vetëm me pak prej tyre
Sulmuesi i Barcelonës dhe përfaqësueses braziliane, Rafinja, ka pazgjedhur 11-shën më të mirë në historinë e Barcelonës.
Porta – Në portë, braziliani zgjedh Viktor Valdes. Gardiani spanjoll mbrojti portën e Blaugranës për 12 sezone dhe fitoi gjithsej 21 tituj.
Mbrojtja – Në zonën e prapavijës, të zgjedhurit janë tre. Së pari, Karles Pujol, me të cilin nuk kishte mundësi të ndante dhomën e zhveshjes, pasi doli në pension në vitin 2014. Ai gjithashtu qëndron me Zherard Pike, me të cilin kaloi gjysmën e sezonit në 2022, pak para se katalanasi “të varte këpucët në gozhdë”. Dhe së fundi, Zhordi Alba, partneri i tij në sezonet 2022/23 dhe 2023/24.
MESFUSHA – Për mesfushën, Rafinja zgjodhi treshen legjendare të përbërë nga Buskets, Ksavi dhe Iniesta dhe vendosi “qershinë” në krye me referencën më të madhe që ka pasur gjithmonë, Ronaldinjon.
SULMI – Anësori e mbyll formacionin e tij të ëndrrave me treshen sulmuese të përbërë nga Messi, Suarez dhe Nejmar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"