Barcelona ndjek Leaon, kostoja dhe sjellja ndërlikojnë transferimin
Barcelona, në funksion të sezonit të ardhshëm, dëshiron të forcojë skuadrën e saj me një anësor të madh.
Ka dy opsione në veçanti: Niko Uilliams i Atletikos së Bilbaos, i cili megjithatë ka një kosto shumë të lartë dhe ka edhe klube të tjera në gjurmët e tij, dhe Rafael Leao i Milanit, i cili ka qenë i lidhur me “Blaugrana”-t për disa kohë, veçanërisht me Laportën si president.
Lajmi raportohet nga “Marca” e cila shpjegon se ai që shtyn Leaon drejt Barcelonës është mbi të gjitha Zhorzh Mendes, i cili nuk është menaxher i sulmuesit, por punon për këtë transferim prej kohësh.
Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh dhe kjo e ndërlikon siç e ndërlikojnë edhe konfliktet me Milanin që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Barcelonës nuk i pëlqejnë këto sjellje dhe për këtë arsye jo të gjithë janë të bindur të fokusohen te Leao.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"