Barcelona “qan” barazimin me Selta Vigon, mesfushori i rikthyer: Goli i parë, një budallallëk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 15:41

Barcelona “qan” barazimin me Selta Vigon, mesfushori i rikthyer: Goli i parë, një budallallëk

Barazimi në “Balaídos” dhemb shumë në Barcelonë. Këtë e deklaruan të gjithë protagonistët që folën pas ndeshjes, të cilët janë të njëzëshëm kur flasin për dy pikë të lëna.

gavi

Por shumë nga lojtarët e Barcelonës kanë qenë autokritikë. Një prej tyre ishte Gavi i cili në ndeshjen e së shtunës u kthye si titullar për herë të parë pas një viti.

“Goli i parë i tyre ishte një budallallëk. Të them të drejtën nuk më ka pëlqyer fakti që jemi përgjumur. Kemi paguar shtrenjtë shpërqendrimin tonë dhe është për të ardhur keq, pasi e kishim gjithçka nën kontroll”, tha Gavi.

Mesfushori i katalanasve ka folur dhe për kthimin e tij si titullar pas shumë kohësh. “Shumë i kënaqur që u ktheva titullar, por preferoja një fitore”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"