Barcelona vendos veton, nuk lejon Ansu Fati t’i bashkohet Seviljes në janar për arsyen e veçantë
Klubi iu Barcelonës kërkon të gjejë një sistemim për Ansu Fati në janar. Por ka një skuadër të caktuar tek e cila nuk mund të shkojë futbollisti të cilin dëmtimet dhe forma e dobët që ka kaluar e kanë kthyer në hijen e vetvetes.
Ai i cili është cilësuar dikur si pasardhësi i Mesit, mund të kërkojë një klub tjetër për të vazhduar karrierën, por ai nuk do të jetë Sevilja. Andaluzët e kishin kërkuar me ngulm lojtarin dhe kishin gjetur një akord me të, por janë përballur me refuzimin e katalanasve.
Këta të fundit kanë vendosur veton dhe kanë bërë të qartë se Ansu Fati nuk duhet të shkojë kurrsesi te Sevilja gjatë janarit. Sipas mediave spanjolle, arsyeja është sepse Sevilja ka qenë një ndër klubet kryesore që i kanë bërë presion federatës dhe La Liga për çështjen e Dani Olmos,
Ndaj Barcelona ka gjetur mënyrën e vet të hakmerret, ndonëse do i mbetet në skuadër një futbollist i padëshiruar për Flik dhe jashtë planeve të tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"