Bardheblutë në hall, Tirana e Maganit me katër mungesa të sigurta në Laç
Gugash Magani do të jetë në hall për ndeshjen e radhës në Kurbin. Bardheblutë me shumë mundësi do të kenë katër mungesa. Mici është jashtë për shkak të kartonëve. Po kështu, Meta qëndron jashtë për shkak të dëmtimit. Veç kësaj dyshe, shtohen edhe dy lojtarë të tjerë si Zharmuni e Jonuzi.
Në këto kushte, Magani duhet të sajojë formacionin. Veç portës që nuk ndryshon, Magani duhet të kthejë Dembelenë në mbrojtje. Në krahun e djathtë ka një balotazh mes Haxhiut e Isuf. Mesfusha nuk është se ka zgjidhje të tjera, veç rreshtimit të Soler, Ismajlit dhe Jakut ose Tolës. Në sulm Gjumsi, Prengaj dhe me shumë mundësi nga minuta e parë do të jetë Ndreca që ka shënuar në sfidën e fundit të kampionatit.
GOLAT – Tirana është në krizë të plotë, jo vetëm për pikë, por edhe në sulm. Skuadra në katër takime ka shënuar vetëm një gol në portat kundërshtare. Tri ndeshjet e fundit i ka mbyllur me rezultatin 0-0, ndërsa me Dinamon u mund 2-1. Goli i fundit është shënuar nga Ndreca në sfidën 2-1 ndaj Bylisit.
Dy sulmuesit e skuadrës, Zharmuni e Bajroviçi kanë shënuar që në sfidën me Bylisin. Po kështu edhe Ismajli. Shkurt, Tirana është në një gjendje që ka humbur busullën në sulm. Edhe pse ka disa lojtarë sulmues, duke filluar nga Bajroviç, Prengaj, Zharmuni, Haxhiu, Gjumsi, ata në pesë takimet e fundit nuk kanë shënuar asnjëherë.
KARTONËT – Tirana do të ketë një mision të vështirë në sfidën me Laçin. Veç fitores që e do me çdo kusht, bardheblutë duhet të mos ndëshkohen me kartonë të verdhë. Për sfidën me Vllazninë rrezikojnë, Soler, Gjumsi, Ndreca, Prengaj dhe Kola. Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet në takimin me Laçin, humbet shkodranët, sfidë kjo për javën e dytë të fazës së tretë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"