Bardheblutë nisin bisedimet me Andrea Kulen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2012 | 11:26

Bardheblutë nisin bisedimet me Andrea Kulen

Andrea Kule është në planet e Tiranës për merkaton e dimrit. Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e Dinamos, ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit bardheblu për t’u afruar gjatë fazës së dytë. Ka qenë vetë administratori Salih Tagani, i cili e ka kontaktuar këtë futbollist, që adaptohet më së miri edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Tratativat janë në hapat e parë, mirëpo gjasat që ai t’u bashkohet 24 herë kampionëve të vendit janë të mëdha. Veç Dinamos, ai ka luajtur edhe në disa ekipe në Kategorinë e Parë, ku mund të veçohet Lushnja. Kujtojmë që trajneri Tafaji ka deklaruar se merkatoja e janarit do të jetë me pikatore, ndaj edhe është detyruar që sytë t’i hedhë në inferiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"