Postuar: Janar 29, 2025 | 22:56
VIDEO/ Juventusi dështon përsëri, Benfika bën ”avazin” dhe mund skuadrën e Tiago Motës në Torino
Benfika është konfirmuar si “macja e zezë’ e Juventusit, teksa ka mundur edhe sot në Ligën e Kampioneve skuadrën italiane, për më tepër në fushën e kësaj të fundit.
Italianët kërkonin fitoren për të përmirësuar pozitat në klasifikim, por miqtë kanë bërë surprizën duke shënuar nga një gol në secilën pjesë të sfidës, ku krijuan edhe raste të tjera shënimi. Kështu ata morën tre pikë që zhytin bardhezinjtë më poshtë në tabelë, duke i rrezikuar një short të pafavorshëm për vijimësinë në Ligën e Kampioneve.
JUVENTUS-BENFIKA 0-2
17′ Pavlidis, 81′ Kokçu
Goli i Kokçu (VIDEO)
Goli i Pavlidis (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"