Bashkëpunimi për Europianin U-21, Rrustemi: Serbia nxiti debat mes shqiptarëve, nuk më pëlqen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 23:34

Bashkëpunimi për Europianin U-21, Rrustemi: Serbia nxiti debat mes shqiptarëve, nuk më pëlqen

Deri tani nuk ka pasur shumë reagime nga ish-lojtarë të Kombëtares shqiptare në lidhje me bashkëpunimin me Serbinë për organizimin e Kampionatit Europian U-21. Por, së fundmi, për “gazetablic” ka qenë Blerim Rrustemi, ish-mbrojtësi që ka luajtur tri ndeshje në vitin 2007 me kuqezinjtë.

rustemiii

“Nuk është aspak gjë e mirë. Në fund të fundit futbolli është futboll, por ky organizim nuk më pëlqen aspak, duke pasur parasysh se çka kanë bërë ata kundër neve shqiptarëve në përgjithësi, por sidomos neve të Kosovës.

Normalisht që është ofendim për lojtarët kosovarë që kanë pasur punë me ta. Serbia normalisht që e ka bërë këtë kundër Kosovës dhe për të nxitur debat mes shqiptarëve, më mirë do ishte që Shqipëria ta organizonte këtë kompeticion me Kosovën”, shprehet ndër të tjera Rrustemi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"