BASKET/ Besëlidhja e fillon me triumf treshifror, Teuta “zbut” Vllazninë dhe Tirana thyen Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2024 | 13:00

BASKET/ Besëlidhja e fillon me triumf treshifror, Teuta “zbut” Vllazninë dhe Tirana thyen Kamzën

Superliga e basketbollit për meshkuj ka luajtur javën e parë të edicionit 2024-2025. Kampionati u hap të shtunën me ndeshjen Vllaznia-Teuta në Shkodër.

Moment nga ndeshja Tirana-Kamza

Moment nga ndeshja Tirana-Kamza

Një sfidë që i justifikoi pritshmëritë, me durrsakët që bënë goditjen në transfertë. Kështu Teuta triumfoi me rezultatin 87-95 (20- 20, 13-24, 22-23, 32-28), pas një loje tepër interesante dhe me rivalitet. Miqtë ishin thuajse gjatë të gjithë kohës në avantazh, ndërsa e bënë diferencën kryesisht në periodën e dytë, për t’i bërë më pas ballë ofensivës së shkodranëve në fund. Kështu greku Christos Kousidis debuton më fitore në pankinën e bregdetarëve, ndërsa shkodranët, të cilët futeshin me shumë entuziazëm në këtë takim, rrëzohen që në start. Gjithsesi, bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e parë të kampionatit dhe rrugëtimi mbetet shumë i gjatë. Vlerësimin MVP e meritoi amerikani i Teutës, Bryan Powell, i cili debutoi me 36 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime me ekipin durrsak.
gg

Më tej të dielën ishte radha për dy sfidat e tjera, teksa në parket zbritën edhe kampionët e Besëlidhjes. Lezhjanët e Afrim Bilalit e filluan aty ku e kishin lënë sezonin e kaluar, duke triumfuar bindshëm në transfertë kundër Apolonisë. Besëlidhja fitoi me rezultatin treshifror 80-101 (21-32, 17-19, 20-25, 22-25), në një përballje të dominuar. Skuadra e Afrim Bilalit u shkëput me 11 pikë që në çerekun e parë, për ta thelluar gradualisht në +21 pikë epërsinë deri në sirenën përfundimtare. Me këtë sukses Besëlidhja e çon në 28 numrin e fitoreve radhazi në kampionat që prej sezonit të kaluar, të cilin e mbylli pa asnjë humbje. “I zakonshmi” Julian Hamati, me 21 pikë dhe 8 kërcime spikati në fitoren e lezhjanëve, ndërsa për Apoloninë nuk mjaftoi Daron Tucker, autor i 24 pikëve dhe 7 kërcimeve.apMe këmbë të mbarë e fillon kampionatin edhe Tirana. Bardheblutë e Erkand Karajit mundën Kamzën me rezultatin 78-72 (13-19, 25-23, 21-11, 19-19) në takimin e zhvilluar në mbrëmje në sallën “Farie Hoti”. Pas një periodë të parë më të mirë nga kamzalinjtë, 21 herë kampionët e Shqipërisë reaguan duke përmbysur gjithçka në favor të tyre. Ndeshje e madhe nga gjiganti bardheblu, Endrit Hysenagolli, protagonist me 24 pikë dhe 21 kërcime, mbështetur nga Frenki Lilaj me 23 pikë, Richard Lilaj me 16, ndërsa 13 pikë të tjera i shtoi kapiteni Red Vogli. Për Kamzën më i miri ishte amerikani Antwan Cushingberry me 20 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime.22erttARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"