BASKET FEMRA/ Liga Unike, Tirana mundet thellë në Pejë
Liga Unike e basketbollit për femra ka kompletuar dje javën e parë të sezonit të rregullt me takimin ndërmjet ekipit Peja 03 dhe Tiranës.Vajzat nga Kosova nuk falën në fushën dhe arritën që të merrnin një fitore të thellë në shifrat 84-57. Pas një periode të parë të ekuilibruar të fituar minimalisht nga vendëset, 18-17, Peja 03 shpërtheu në çerekun e dytë, duke e marrë atë 25- 12, për të shkuar në pushimin e madh me avantazhin e 13 pikëve, në shifrat e përgjithshme 43-29.
Gjithçka e thjeshtë më pas për Pejën për ta menaxhuar lojën në gjysmën e dytë, ndërsa vajzat bardheblu ishin të pafuqishme për të reaguar. Kështu Peja i fiton edhe dy periodat e radhës, 18-15 dhe 23-13, për të vulosur suksesin me +27 pikë, duke marrë edhe vendin e parë në renditje falë diferencës më të mirë të koshave.
Amerikania Brailyn Jarell Joseph me 24 pikë dhe 14 kërcime udhëhoqi Pejën, duke merituar vlerësimin MVP. Për Tiranën rendimentin më të lartë e kishte Enisa Qosja, autore e 20 pikëve. Kujtojmë që java e parë u hap të mërkurën, ku Bashkimi mundi Flamurtari 82-73, ndërsa Partizani mposhti ekipin Junior 06 në shifrat e thella 86-65.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"