BASKET SUPERLIGA/ Teuta shkëlqen edhe në shtëpi, durrsakët likuidojnë Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 11:05

BASKET SUPERLIGA/ Teuta shkëlqen edhe në shtëpi, durrsakët likuidojnë Apoloninë

Superliga e basketbollit të meshkujve ka hapur dje javën e dytë me ndeshjen ndërmjet Teutës dhe Apolonisë në pallatin e sportit “Ramzan Njala”.teePas kishin shkëlqyer një javë më transfertën e vështirë kundër Vllaznisë, durrsakët bindin edhe në daljen e tyre të parë në shtëpi. Të drejtuar nga greku Christos Kousidis, bregdetarët triumfuan me rezultatin 93-79 në një takim ku shkuan deri në 27 pikë avantazh, ndërsa e bënë diferencën në periodën e parë dhe të tretë. Tjetër paraqitje fantastike nga Bryan Powell, sërish MVP.

NDESHJA – Teuta i vendos shpejt distancat, për ta fituar periodën e parë 27-17. E dyta ishte disi më e mirë për Apoloninë, e mbyllur 20-22 për fierakët, me ekipet që shkuan në pushimin e madh në shifrat të përgjithshme 47-39 për vendësit. Teuta shtypi “turbon” në periodën e tretë, aty ku shpërtheu në shifrat 32-19, duke thelluar në 79-58 pas 30 minutash. Çereku i fundit luhet sa për formalitet dhe shkon 14- 21 për miqtë, ndërsa në shifra të përgjithshme suksesi është “i salduar” me +14 pikë për durrsakët. Amerikani Powell me 37 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime ishte njeriu i ndeshjes, duke bërë diferencën për Teutën. Shkëlqyen gjithashtu edhe Kristi Gorea me 18 pikë, Morgan Taylor me 10 pikë e 14 asistime si dhe Jelon Andrews me 17 pikë dhe 10 kërcime. Për Apoloninë u dalluan Daton Tucker me 22 pikë, Samuel Skëndaj me 15 dhe Jibril Harris me 14, por që nuk mjaftuan për shmangur humbjen e dytë në kampionat të fierakëve.TEUTAJava e dytë do të vijojë sot me ndeshjen Tirana-Vllaznia, në orën 19:00 në “Farie Hoti”, për t’u mbyllur të dielën në orën 18:00 me sfidën mes Kamzës dhe Besëlidhjes në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.JAVAARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"