BASKETBOLL/ Besëlidhja likuidon edhe Teutën, Apolonia zhyt në krizë Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2024 | 11:02

BASKETBOLL/ Besëlidhja likuidon edhe Teutën, Apolonia zhyt në krizë Tiranën

Besëlidhja ka demonstruar një tjetër provë force në Superligën e basketbollit të meshkujve, teksa të shtunën shënoi fitoren e nëntë.66Lezhjanët thyen Teutën, rivalin më të afërt në renditje, duke i konsoliduar edhe më shumë pozitat në vendin e parë, me pikë të plota. Skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali triumfoi 76-89 në sfidën e zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njaja”. Një ndeshje e komanduar përgjithësisht nga ekipi verior, ndërsa durrsakët provuan të rivalizon me momente.

Kështu miqtë e nisin mirë, duke marrë periodën e parë 16-24, ndërsa e dyta ishte më e ekuilibruar, e mbyllur 26-27 për Besëlidhjen, me ekipet që shkuan në pushimin e madh në shifrat e përgjithshme 42-51. Teuta provon të afrohet në çerekun e tretë, teksa e merr periodën 20-17, duke ngushtuar në 62- 68 pas 30 minutash lojë. Por lezhjanët e rivendosin distancat në çerekun e fundit, ku fitojnë 14-21, për të vulosur fitoren finale me +13 pikë. Eldi Hysa me 17 pikë e 7 kërcime, Julian Hamati me 17 pikë e 8 kërcime si dhe Joshua Angle me 18 pikë, spikatën në suksesin e ekipit verior. Për Teutën nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Morgan Taylor, autor i 25 pikëve, 8 kërcimeve dhe 7 asistimeve, mbështetur nga Jalon Andrews me 23 pikë e 7 kërcime si dhe Bryen Powell me 18 pikë e 9 kërcime.

Edhe një herë tjetër për Besëlidhjen pankina ishte arma plus, me 36 pikë të ardhura nga stoli, ndërsa durrsakët vuajnë shumë në këtë drejtim, pasi nuk u regjistrua asnjë pikë nga stoli. Ky ishte suksesi i 36- të radhazi në kampionat për Besëlidhjen që prej sezonit të kaluar, ku u shpall kampione pa asnjë humbje. Në takimin hapës të javës së nëntë, Apolonia mundi Tiranën me rezultatin 90-75 (23-17, 11-22, 31-19, 25-17), sfidë e zhvilluar të premten në Fier. Një ndeshje me dy tablo, me një pjesë të parë të luftuar, ku kryeqytetasit bënë disi më mirë, ndërsa në gjysmën e dytë kishim dominimin e vendësve.

Me katër amerikanë në përbërje dhe me një organikë më të gjerë, Apolonia u shfaq superiore ndaj bardhebluve, të cilët në këtë sezon vijnë të ridimensionuar, me një ekip tërësisht vendor dhe me zgjedhje të pakta nga pankina. Harris me 25 pikë dhe Hamilton me 20, udhëhoqën Apoloninë, ndërsa për kryeqytetasit nuk mjaftoi i zakonshmi, Hysenagolli, autor i 28 pikëve. Kjo ishte humbja e gjashtë radhazi për Tiranën në kampionat, me bardheblutë që vijojnë serinë e rezultateve negative.

Java e nëntë u mbyll dje me ndeshjen Kamza-Vllaznia, takim i fituar nga shkodranët me rezultatin 93-98 (18- 26, 25-12, 24-18, 14-25, 12-17). Një ndeshje e vendosur në shtesë në favor të shkodranëve, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 81-81. Me ndryshimet në pankinë, kuqeblutë duket se po gjejnë kthesën, duke shënuar kështu suksesin e dytë në tri javët e fundit nën drejtimin e trajnerit Eni Llazanit.7 8 9ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"