BASKETBOLL/ Besëlidhja-Teuta, kryendeshja e javës së katërt në Superligë
Federata Shqiptare e Basketbollit ka zbardhur kalendarin e javës së katërt të kampionateve kombëtare. Superliga do të luajë më datë 2 nëntor dy takime: Vllaznia-Kamza në orën 18:00 në Shkodër dhe Tirana-Apolonia në orën 19:00 në “Farie Hoti”.Kryendeshja e javës do të jetë të dielën në orën 18:00 në “Asllan Rusi” ndërmjet Besëlidhjes dhe Teutës, përkatësisht kampionëve në fuqi dhe nënkampionëve. Kategoria Parë do të hapet nesër me sfidën Fieri-Partizani në orën 19:00, ndërsa të shtunën do të zhvillohen përballjet Skënderbeu-Elbasani në orën 13:00 dhe Flamurtari-Pogradeci në orën 17:00.
Për sa i përket Kategorisë së Parë për femra, më dy nëntor do të luhen ndeshjet Tirana-Elbasani në orën 12:00 në “Farie Hoti” dhe Flamurtari-Vllaznia në orën 15:00 në Vlorë.
Java e katërt do të mbyllet të dielën në Durrës me ndeshjen Teuta-Partizani, në një orar disi të pazakontë, në 10:00 të paradites.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"