BASKETBOLL FEMRA/ Superkupa e 15 për Flamurtarin duke shkatërruar Tiranën në finale. Drejtoresha Hasanaj: Ky është vetëm fillimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2024 | 12:05

BASKETBOLL FEMRA/ Superkupa e 15 për Flamurtarin duke shkatërruar Tiranën në finale. Drejtoresha Hasanaj: Ky është vetëm fillimi

Flamurtari ka fituar trofeun e parë të rëndësishëm të edicionin 2024-2025 në basketbollin e femrave në Shqipëri. Vlonjatet shkatërruan dje Tiranën në finalen e Superkupës, duke i mundur kryeqytetaset me rezultatin e thellë 59-81 në takimin e zhvilluar në Fier. WhatsApp Image 2024-10-09 at 10.56.54 AMNjë ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga ekipi vlonjat, i cili koleksionon kështu trofeun e 15-të (rekord) të Superkupës. Finalja e zhvilluar në pallatin e sportit “Apolonia” vendoste përballë Tiranën me statusin e kampiones dhe Flamurtarin si fitues i Kupës. Ndryshe nga sa parashikohej, ndeshja ishte pa histori, pasi vajzat e drejtuara nga trajneri Agim Dalipi u treguan superiore në çdo aspekt të lojës.

Flamurtari e filloi vrullshëm, duke marrë shpejt epërsinë për ta fituar periodën e parë 10-17. Edhe e dyta foli për vlonjatet, fraksion që u mbyll 15- 19, ndërsa pas 20 minutash rezultati shënonte 25-36 për Flamurtarin. Pjesa e dytë nuk ndryshon asgjë, përkundrazi ekipi vlonjat e thellon edhe më shumë avantazhin, ndërsa vajzat bardheblu të trajneres Mirza Alibegaj ishin të pafuqishme për të reaguar, duke bërë shumë gabime në lojën e tyre.WhatsApp Image 2024-10-09 at 10.56.57 AM

Kështu Flamurtari i merr edhe dy periodat e radhës përkatësisht 16-23 dhe 18-22, për të vulosur suksesin final me 22 pikë diferencë, në shifrat 59-81. Në fund kishte vend për festën e merituar të vajzave të Flamurtarit, me kapitenen Tea Memushi që ngriti lart trofeun, që i dorëzoi presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

asddassddassasaad

MVP e finales u shpall Jose Johnson, amerikania e afruar së fundmi në Vlorë, e cila regjistroi 20 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime. I gjithë formacioni vlonjat mbërriti në dopioshofër pikësh, ku u dallua gjithashtu edhe Samra Omerbasiç, me 18 pikë e 11 kërcime. Për Tiranën më e mira ishte amerikania Davis, autore e 17 pikëve dhe 10 kërcimeve.

WhatsApp Image 2024-10-09 at 10.57.58 AM

Hasanaj në delir: Vetëm fillimi, ky është Flamurtari më i fortë
Drejtoresha e klubit shumësportësh Flamurtari, Elona Hasanaj, u shfaq e gëzuar pas suksesit të vlonjateve në Superkupë: “Jam shumë e emocionuar që Superkupa erdhi në Vlorë. Basketbolli në Vlorë është traditë dhe të rikthehemi fuqishëm, siç u rikthyem në këtë ndeshje, është një ogur i mirë për kampionatin, për Ligën Unike, për të gjitha kompeticionet që na presin. Ky është vetëm fillimi”, u shpreh fillimisht Hasanaj, e cila më pas foli edhe për ndryshimin e madh me Kupën e Federatës, kompeticon ku Flamurtari u mund thellë nga Tirana.

“Bëmë një Kupë Federata relativisht të dobët dhe nuk u paraqitëm në nivelet që duhet të jetë Flamurtari. Ardhja e një lojtareje si Johnson, që është e niveleve shumë të larta, iu bashkua një grupi shumë të mirë, duke krijuar atë ansamblin”, deklaroi Hasanaj. Ajo e mbyll prononcimin e saj, duke theksuar se ky mund të jetë Flamurtari më i fortë i këtyre viteve: “Mendoj që ndër vite ky mund të jetë ekipi më i mirë që prodhuar Flamurtari ndonjëherë. Kjo ishte finalja jonë dhe duhet t’i gëzohemi këtij trofeu, ndërsa në fund 3-pikët e Tea Memushit ishin qershia mbi tortë”, u shpreh për “RTSH Sport” drejtuesja e klubit vlonjat.

LIBRI I ARTË I SUPERKUPËS
1999 SKËNDERBEU
2000 SKËNDERBEU
2001 FLAMURTARI
2002 LUFTËTARI
2003 TIRANA
2004 LUFTËTARI
2005 FLAMURTARI
2006 FLAMURTARI
2007 FLAMURTARI
2008 FLAMURTARI
2009 FLAMURTARI
2010 FLAMURTARI
2011 FLAMURTARI
2012 FLAMURTARI
2013 APOLONIA
2014 FLAMURTARI
2015 FLAMURTARI
2016 TIRANA
2017 FLAMURTARI
2018 TIRANA
2019 FLAMURTARI
2020 (NUK U ZHVILLUA)
2021 PARTIZANI
2022 FLAMURTARI
2023 PARTIZANI
2024 FLAMURTARI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"