BASKETBOLL FEMRA/ Tirana kampione, thyen Flamurtarin dhe rikthen titullin pas 25 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2024 | 21:55

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana kampione, thyen Flamurtarin dhe rikthen titullin pas 25 vitesh

Tirana është shpallur kampione në basketboll për femra për sezonin 2023-2024. Skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj ka rikthyer titullin në klubin bardheblu pas 25 vitesh mungesë.

FOTO: F. HAZISLLARI

FOTO: F. HAZISLLARI

Në finalen e katërt kundër Flamurtarit, vajzat bardheblu, të udhëhequra nga kapitenia Aida Palko, kanë arritur të dominojnë kundër vlonjateve, duke fituar me shifrat 71-51 (18-8, 12-16, 22-12, 19-15). Në total, me rezultatin e përgjithshëm të finaleve, 3-1, vajzat bardheblu kanë ngritur lart trofeun pas ndeshjes së zhvilluar sot në Pallatin e Sportit, “Feti Borova”, në kryeqytet.

WhatsApp Image 2024-05-03 at 9.48.10 PM (2) (1)

FOTO: F. HAZISLLARI

Trofeun e titullit kampion ia dorëzoi kapitenes Palko vetë presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari. Prania e tifozëve nuk ishte në nivelin e një ndeshjeje për titullin, duke lënë një shije jo të mirë. Megjithatë, e rëndësishme për klubin bardheblu është rikthimi i titullit kampion, i cili është i 41-ti në histori për Tiranën.

FOTO: F. HAZISLLARI

FOTO: F. HAZISLLARI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"