BASKETBOLL MESHKUJ/ E pamposhtur, Besëlidhja superfuqia e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 9:59

BASKETBOLL MESHKUJ/ E pamposhtur, Besëlidhja superfuqia e kampionatit

Kampionati ko mbëtar i basketbol lit për meshkuj ka mbyllur sezonin e rregullt 2023-2024 me ndeshjen e fundit për javën e 22-të ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës, takim i zhvilluar të shtunën në “Asllan Rusi”.

beselidhja basket

Lezhjanët e kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar fitoren e 20-të në po kaq sfida në kampionat, për të salduar vendin e parë pa asnjë humbje, si dhe me sulmin e mbrojtjen më të mirë. Besëlidhja triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin e thellë 80-58, teksa skuadra e Afrim Bilalit e bëri diferencën në periodën e parë dhe të fundit, duke merituar plotësisht fitoren ndaj kampionëve në fuqi.

NDESHJA – Sfida që uli siparin e javës dhe të sezonit të rregullt vendoste përballë pikërisht dy finalistet e edicionit të kaluar, lezhjanët si nën-kampionë dhe bardheblutë si kampionë në fuqi. Pas një epërsie të lehtë nga bardheblutë në çastet e para, Besëlidhja tregoi edhe një herë se jo më kot komandon në çdo statistikë të mundshme në kampionat. Lezhjanët morën kontrollin e plotë të lojës, duke e fituar periodën e parë 25-16. Edhe çereku i dytë ishte më i mirë për veriorët, të cilët fituan 15-12, duke shkuar në pushim me epërsinë e përgjithshme 40-28. Në periodën e tretë lezhjanët administrojnë, ndërsa Tirana e ka të vështirë të afrohet, fraksion që mbyllet 20-20, ndërsa pas 30 minutash Besëlidhja kryeson 60-48.

Të besuarit e Afrim Bilalit e shkelin sërish “pedalin e gazit” në periodën e fundit, ndërsa bardheblutë duken të pafuqishëm për të reaguar. Kështu lezhjanët fitojnë 20-10 dhe vulosin suksesin final 80- 58, duke e dërguar Tiranën në vendin e katërt, me kryeqytetasit që do të jenë të detyruar tashmë ta nisin “play off”- in nga faza çerekfinale. Për sa u përket statistikave individuale, amerikanët Philbert Weekes me 20 pikë e 11 kërcime si dhe Blake Marquardt me 22 pikë, bënë diferencën për ekipin lezhjanët, së bashku me të zakonshmin Julian Hamati, autor i një dopiete dyshifrore me 14 pikë e 15 kërcime. Në radhët e Tiranës të vetmit që mbërritën në dopioshifër pikësh ishin dy amerikanët, ish-i Jordan Robinson, autor i 18 pikëve, dhe Isayas Aris me 18 pikë dhe 10 kërcime. Paraqitje nën nivelin e zakonshëm për Endrit Hysenagollin, me qendrën bardheblu që e përfundoi ndeshjen me 3 pikë dhe 9 kërcime në rreth 27 minutat që qëndroi në parket.

bes

VERDIKTET – Tashmë sezoni i rregullt 2023-2024 ka dhënë edhe verdiktet finale, teksa Besëlidhja si vend i parë dhe Teuta si vend i dytë kualifikohen direkt për në gjysmëfinale. Ndërkohë në fazën çerekfinale “play off” do të kemi përballjet Vllaznia-Kamza dhe Tirana-Apolonia, me takimet e para që do të zhvillohet të mërkurën. Partizani, Flamurtari, Elbasani, Fieri dhe Skënderbeu zbresin në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm 2024-2025.

rendit

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"