BASKETBOLL MESHKUJ/ Vllaznia-Teuta, Superliga starton me sfidë elektrizuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2024 | 14:05

BASKETBOLL MESHKUJ/ Vllaznia-Teuta, Superliga starton me sfidë elektrizuese

Basketbolli i meshkujve do të nisë sot kampionatet kombëtare 2024-2025 në të dyja nivelet e tij, në Superligë gjithashtu edhe në Kategorinë e Parë.441527187_18006048278599340_606211889800583188_nElita do ta ngrejë siparin me një ndeshje interesante në Shkodër, teksa Vllaznia dhe Teuta do të hapin javën e parë sot në orën 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Të dyja ekipet futen me ambicie këtë sezon, teksa janë treguar tepër aktive edhe në merkato. Durrsakët vijnë edhe me një ndryshim në pankinë, pasi ekipin do ta drejtojë greku Kristos Kusidis, i cili ka marrë vendin e malazezit Nikola Milatoviç.

Java e parë e Superligës do të kompletohet të dielën me dy ndeshjet e tjera. Kampionët e Besëlidhjes do ta nisin mbrojtjen e titullit në Fier, teksa në orën 18:00 të përballen me Apoloninë. Ndërsa në orën 19:00 në “Farie Hoti” do të luhet sfida Tirana-Kamza.

Kategoria e Parë do të hapet sot me dy takime, Pogradeci-Skënderbeu (14:30) dhe Flamurtari-Partizani (15:00), me javën e parë që mbyllet nesër me ndeshjen Fieri-Elbasani (15:00).REYYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"