BASKETBOLL/ Rikthehet Superliga, java 7 hapet me sfidën Apolonia-Teuta
Pas pauzës për Kombëtaren në parakualifikueset e Kupës së Botës 2027, takim ku Shqipëria u mund nga Austria 63-99 në Durrës, tashmë do të rikthehen ndeshjet e kampionateve.Superliga do të nisë nesër javën e shtatë me përballjen ndërmjet Apolonisë dhe Teutës, në orën 18:00 në Fier. Më tej të dielën në Shkodër do të luhet Klasikja Vllaznia-Tirana, ndërsa java do të kompletohet të hënën me ndeshjen Besëlidhja-Kamza.
Në Kategorinë e Parë, të tria takimet do të zhvillohen të shtunën, me javën e shtatë që rezervon këto përballje: Pogradeci-Elbasani, Skënderbeu-Partizani dhe Fieri-Flamurtari.
Për sa i përket Kategorisë së Parë për femra, java e shtatë do të nisë sot me takimin Elbasani-Studenti, në orën 16:00.
Për të vijuar të shtunën me takimet Tirana-Vllaznia dhe Flamurtari-Partizani, që është edhe kryendeshja e kësaj jave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"