BASKETBOLL/ Starton Kupa e FSHB-së, Elbasani mposht në paraeliminatore Fierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 11:47

BASKETBOLL/ Starton Kupa e FSHB-së, Elbasani mposht në paraeliminatore Fierin

Basketbolli ka nisur dje edicionin 2024-2025 me kompeticionin e parë, Kupën e FSHB-së, një aktivitet kolaudues për ekipet në prag të kampionateve kombëtare.

asddsasadadsdasaasdads

Federata Shqiptare e Basketbollit ka zgjedhur Elbasanin këtë vit si vend pritës, me ndeshjet që do të luhen në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Kështu dje ishte radha e sfidës hapëse, teksa u zhvillua përballja paraeliminatore te meshkujt, ndërmjet Elbasanit dhe Fierit.

Vendësit triumfuan me rezultatin 77-73 (16-16, 19-14, 24-15, 18-28), duke e bërë diferencën në periodën e dytë dhe të tretë, për t’i rezistuar ofensivës fierake në çerekun e fundit.

sdffdsfsdfsfssdsfdsdf

Sot do të jetë radha e gjysmëfinaleve, teksa te meshkujt do të zhvillohen takimet Besëlidhja-Elbasani dhe Tirana-Apolonia. Ndërsa te femrat në gjysmëfinale do të luhen takimet Tirana-Elbasani dhe Flamurtari-Studenti.

ertretreerertreert

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"