BASKETBOLL/ Teuta leksion Kamzës, bindin Vllaznia e Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 15:00

BASKETBOLL/ Teuta leksion Kamzës, bindin Vllaznia e Apolonia

Kategoria e parë e basketbollit për meshkuj ka kompletuar dje javën e 20-të, me tre takimet e mbetura.

Moment nga ndeshja Vllaznia-Fieri

Moment nga ndeshja Vllaznia-Fieri

Një kampionat që tashmë i ka dhënë verdiktet e rëndësishme të sezonit të rregullt, duke përcaktuar ekipet e “play off”-it, gjashtëshen që do të formojë edhe Superligën e sezonit të ardhshëm. Kështu elita për edicionin 2024-2025 do të përbëhet nga Besëlidhja, Teuta, Tirana, Vllaznia, Kamza dhe Apolonia, ndërsa në nivelin e dytë të sportit të koshin do të jenë Flamurtari, Partizani, Elbasani, Fieri dhe Skënderbeu. Duke u kthyer të sfidat e mbrëmshme, Teuta mori një fitore shumë të bukur dhe me vlera për kualifikimin direkt në gjysmëfinalet “play off”, teksa kaloi me sukses transfertën e vështirë të Kamzës. Durrsakët triumfuan në Bathore me rezultatin treshifror 84-101 (15-29, 14-19, 26-24, 29-29), duke i forcuar pozitat në vendin e dytë. Teuta e bëri diferencën në pjesën e parë të ndeshjes, duke shkuar në pushimin e madh me 19 pikë avantazh, për ta menaxhuar mjaft mirë lojën në gjysmën e dytë. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për skuadrën e Nikola Milatoviçit, duke konfirmuar kështu formën e mirë të bregdetarëve. Pesë lojtarë nga bregdetarët shënuan mbi 10 pikë, ndërsa spikatën Patrick Bacon me 27 pikë e 11 asistime, kapiteni Kristi Gorea me 23 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime si dhe Elian Memçaj me 25 pikë. Për Kamzën më i miri ishte Dominique Keyes me 24 pikë e 11 kërcime.

KA

Gjithçka e thjeshtë edhe për Vllazninë, teksa shkodranët mundën Fierin gjithashtu me tri shifra në “Qazim Dervishi”.Kuqeblutë triumfuan me rezultatin e thellë 111-72 (27-18, 28- 13, 32-15, 24-26) në një përballje pa shumë histori. I gjithë formacioni i ekipit të Damian Bekteshit e mbylli në dopioshifër pikësh, ndërsa rendimentin më të lartë e fiksoi Craig Saab me 14 pikë, 21 asistime dhe 7 kërcime. Spikati gjithashtu edhe Redi Rakaj me 21 pikë, ndërsa për miqtë më i miri ishte Antoine Lee Dunnally me 21 pikë e 10 kërcime.

VLL

Apolonia kaloi me sukses transfertën e “Asllan Rusit” kundër Partizanit. Fierakët triumfuan në kryeqytet në shifrat 85-98 (18- 24, 26-22, 23-25, 18-27). Ndeshja ishte me rivalitet për 30 minuta, ndërsa miqtë e bënë diferencën në periodën e katërt, duke e hipotekuar aty suksesin.I gjithë formacioni fierak shënoi mbi 15 pikë në këtë sfidë, ndërsa rendimentin më të lartë e kishte Cameron Hamilton, i cili iu afrua tripletës dyshifrore me 21 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime. Për Partizanin nuk mjaftoi paraqitja e mirë e amerikanin Roderick Brown, autor i 25 pikëve dhe 12 kërcimeve.

PA

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, takime të zhvilluara të mërkurën, Besëlidhja kryesuese fitoi me rezultatin e thellë 74-148 në transfertë kundër Elbasanit, ndërsa Flamurtari mundi në shtëpi Skënderbeun në shifrat 98- 79. Këtë javë radhën për të qëndruar pushim e kishte Tirana, kampionia në fuqi e Shqipërisë.

JAVA

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"