BASKETBOLL/ Triumfi në Kupë, Karaj: Tirana luan vetëm për trofe
Trajneri i Tiranës në basketboll për meshkuj, Erkand Karaj, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas suksesit në Kupën e FSHB-së, duke e komentuar kështu këtë arritje:
“Ishte një test për të gjitha ekipet, si për ne, gjithashtu edhe për Besëlidhjen. Patjetër që ne donim ta fitonin këtë kupë, pasi Tirana sa herë që futet në çdo kompeticion, futet për të fituar trofeun. Por më shumë ishte për të testuar lojtarët, nëse janë gati për sezonin e ri.
Me këtë paraqitje që bënë në finale, djemtë janë gati nga të gjitha anët, si fizikisht, gjithashtu edhe psikologjikisht. Tirana futet në çdo kompeticion për të fituar dhe kështu do të bëjmë edhe në kampionat”, u shpreh trajneri i bardhebluve pas fitores ndaj Besëlidhjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"