Basketbolli përgatit startin, sot hidhet shorti i kampionateve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 10:20

Basketbolli përgatit startin, sot hidhet shorti i kampionateve

Me përfundimin e fazës së regjistrimit të ekipeve për pjesëmarrjen në kampionate, Federata Shqiptare e Basketbollit do të hedhë sot shortin e edicionit 2024- 2025.Teuta-Beslidhja-Basketboll-per-meshkujShorti do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e FSHB-së në kryeqytet. Për sa u përket kampionateve, këtë sezon gara e meshkujve do të rikthehet me dy kategori me nga 6 ekipe. Pjesë e Superligës do të jenë Besëlidhja kampione, Teuta, Vllaznia, Tirana, Apolonia dhe Kamza.

Ndërsa Kategoria e Parë do të formohet nga Partizani, Flamurtari, Elbasani, Fieri, Skënderbeu dhe Pogradeci, ekipi më i ri që i shtohet kampionatit. Në radhët e femrave këtë sezon kampionati do të jetë me shtatë ekipe, ndërsa nga edicioni i kaluar do të mungojë Barleti.

Kështu në kampionat do të marrin pjesë Tirana kampione, Flamurtari, Partizani, Vllaznia, Studenti, Teuta dhe Elbasani. Kampionatet pritet të startojnë fundjavën e parë të tetorit, ndërsa më herët, në fund të shtatorit do të zhvillohet Kupa e Federatës, një kompeticion më shumë testues për ekipet në prag të sezonit të ri.sdgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"