Bastoni: Gol me fat, nuk desha të gjuaja në portë. Kundër Juventusit prekëm fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2024 | 17:24

Bastoni: Gol me fat, nuk desha të gjuaja në portë. Kundër Juventusit prekëm fundin

Alesandro Bastoni shënoi një gol me shumë fat, por zhbllokoi një sfidë që mund të rezultonte delikate për Interin ndaj Kaljarit. “As nuk e pashë fare portën për të thënë të vërtetën. Doja ta hidhja topin në qendër, por pata fat dhe topi shkoi në portë”, tha mbrojtësi i Interit për “DAZN” pas ndeshjes së fituar.

bastoni

Kishit pak vështirësi në start, pastaj ishte vetëm monolog i Interit, apo jo?
Po. E dinim që do të kishim vështirësi. Kaljari është një skuadër shumë fizike që luan me topa të gjatë, ka uri dhe është e egër. Mund të vënë në vështirësi. Në pjesën e parë e mbajtën mirë ritmin, por trajneri na tha që nuk do t’ia dalin dot të jenë të tillë edhe në pjesën e dytë. Dhe kjo ndodhi. Ne e gjetëm menjëherë golin që zhbllokoi ndeshjen. Kemi bërë një hap të rëndësishëm në përqendrim. Edhe kundër Komos shkuam në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0, por nuk e humbëm qetësinë dhe vendosjen në fushë. Kjo është diçka e rëndësishme.

Interi në vitin 2024 ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, por duket se fillimi i sezonit ishte pak i vështirë…
Po. Mendoj se ndryshimi erdhi në ndeshjen kundër Juventusit. Prekëm pikën tonë më të dobët duke pësuar 2 gola dhe thamë që duhet të ndryshonim diçka. Ndoshta nuk ishte i njëjti përqendrim dhe e njëjta dëshirë për t’i fituar ndeshjet ashtu si në vitin e kaluar dhe bëmë një hap cilësor. Kuptuam që duhet të rrisnim nivelin. Kampionati është i gjatë dhe duhet që të vazhdojmë kështu. Atalanta dhe Napoli janë duke bërë një kampionat të shkëlqyer dhe duhet të jemi të përqendruar deri në fund. Të tjerët duan të përfitojnë nga hapat fals që bëjmë ne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"