“Bastonin e adhuroj”, ish-mbrojtësi Kivu: Interi të synojë çdo turne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 23:38

“Bastonin e adhuroj”, ish-mbrojtësi Kivu: Interi të synojë çdo turne

Pas tri vitesh në akademinë e Interit ku punoi me të gjithë ekipet e moshave, Kristian Kivu rikthehet të flasë për atë që është klubi i tij i zemrës e ku luajti për shtatë sezone duke fituar praktikisht gjithçka.

kivu

44-vjeçari ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku ka cekur disa tema të realitetit interist duke filluar që nga ndeshja e fundjavë kundër Romës, skuadra që e solli në Itali.

Çfarë parashikoni për ndeshjen e “Olimpico”-s?

Roma ka ndryshuar trajner dhe ka nevojë për kohë. Por kohë meritonte edhe De Rosi sepse një skuadër nuk ndërtohet nga hiçi. Sa për të dielën, vështirësinë më të madhe e kanë verdhekuqtë sepse Interi ka ata të dy.

Për kë e keni fjalën?

Për Luataron dhe Turamin. Janë dy mjeshtër për të lëvizur dhe për të krijuar hapësira. NË lojë të hapur apo në distanca të shkurta përsëri nuk janë të meta. Do të jetë e vështirë për këdo që t’i bllokojë.

A ka ndonjë mbrojtës që ju ngacmon?

Në aspektin individual, si mbrojtës e dua Bastonin: e kam parë nga afër evolucionin e tij, sa më shumë kalon koha aq më i kompletuar bëhet, në kombëtare luan edhe si qendërmbrojtës i pastër. Unë e shoh më shumë si të tretë prapavijë sepse mund ta përdorë më mirë këmbën e majtë. Për më tepër, në fazën e sulmit, me të Inzagi fiton shumë sepse krijon epërsi në zonën e majtë.

A mund të garojë Interi në Serinë A dhe Champions?

Ne harrojmë gjithmonë Kupën e Italisë dhe vlerën e ngritjes së një trofeu, cilido qoftë. Përgjigja është po. Klubi ka ndërtuar një ekip të aftë për të rezistuar deri në fund, për të qenë në gjendje të luajë për gjithçka në çdo turne. Mund ta kuptoni kur Inzagi zgjedh të bëjë rotacione herë pas here e niveli nuk bie kurrë.

Cila është vështirësia për të përsëritur veten?

Motivimi, por ndodh mbi të gjitha në klube historikisht të pamësuar me cikle fitoresh, Napoli është vetëm shembulli i fundit, por ka disa. Interi nuk rrezikon shumë, klubi është mësuar të menaxhojë entuziazmin. Dhe në çdo rast, besoj se dy barazimet ishin një sinjal që skuadra e kuptoi, ishin të dobishme.

Kë do të merrnit me vete në një ekip mes lojtarëve të Interit dhe Romës?

Pa dyshim Mkhitarian. E kam parë shpesh se si stërvitet, cilësinë e tij, mënyrën se si ndërvepron me shokët e skuadrës. Nuk është e zakonshme në futboll të gjesh lojtarë që mendojnë si grup dhe jo individualisht. Ai është vërtet i tillë, Miki është inteligjencë e pastër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"