Bellai parakalon Beqirin, ky Bylis është i pathyeshëm. Dy vite më parë u ndalën pas 10 javësh, tani kanë 13…
Bylisi vazhdon të thyejë rekorde në Kategorinë e Parë. Ashtu si dy sezone më parë (kur në fund u ngjitën në elitë dhe si kampionë), edhe tani janë në rrugën e duhur. Skuadra e Arian Bellait nuk po e njeh humbjen prej 12 ndeshjesh dhe jo më kot kanë fituar statutin e të pathyeshmëve.
Janë të parët në renditje dhe me 6 pikë më shumë se Elbasani i vendit të dytë, ekipi i vetëm me të cilin nuk kanë luajtur ende. Përballja mes tyre është shtyrë për më 21 dhjetor dhe ndoshta ajo që i vendos “vulën” kësaj gare. Ekipi i këtij edicioni ka parakaluar edhe atë të Jeton Beqirit. Dy vite më parë me tetovarin shkuan deri në 10 ndeshje me radhë pa humbje, ndërsa tani janë tek e 13-ta dhe shanset i kanë që t’i thellojnë këto shifra.
Asokohe kishin një ekip “të blinduar” dhe me emra nga elita, ndërsa këtë herë kanë vepruar ndryshe. Patën një megarevolucion në merkaton e verës. U larguan mbi 15 futbollistë dhe vetëm titullarë si Trumçi, Maçolli e Ruçi rezistuan. Pjesa tjetër janë të gjithë të rinj të grupmoshave apo elementë të kthyer nga huazimet. E megjithatë, në fushë po tregojnë pjekurinë e duhur. Janë padyshim ata që po e udhëheqin këtë kampionat, aq sa është krijuar përshtypje se garë ka vetëm për vendin e dytë…
ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"