Bellai pas barazimit me Besën: I përgëzoj çunat e mi se dhanë shpirtin në fushën e lojës…
Vora arriti të marrë 1 pikë në sfidën kundër Besës dhe pas sfidës ka folur edhe trajneri Arjan Bellai. Ai është shprehur i kënaqur nga ekipi i tij.“Komplimenta çunave të mi se dhanë shpirtin në fushën e lojës, i patëm marrë masat për Mazrekajt, por ai është lojtar me kualitet dhe ai krijon ose shënon. U munduam ta mbyllnim që nga ai moment i vështirë. Pasi pësuam golin nuk u vendosëm në vështirësi, por e morëm në kontroll ne sfidën. Për këtë jam i kënaqur nga çunat, pasi nga minuta e 15-të deri në të 96-ën ishin të përqëndruar pavarësisht se u duk pak lodhja, gjithsesi të luash në derbi me një ekip si Kavaja duhet të japësh maksimumin që të mos dalësh pa gjë, për këtë i përgëzoj”, deklaroi Bellai për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"