“Bëmë një ndeshje karakteri”, Bordin pas barazimit të Elbasanit: Kështu është futbolli, po të shënonte Musta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 21:35

“Bëmë një ndeshje karakteri”, Bordin pas barazimit të Elbasanit: Kështu është futbolli, po të shënonte Musta…

Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, e ka cilësuar një pjesë të lojës edhe penalltinë e humbur në fund, që i hoqi skuadrës së tij mundësinë për të fituar ndeshjen ndaj Tiranës.

bordin

“Kemi humbur një ndeshje në shtëpi në shtesë me një penallti. Sot e kishim ne penalltinë, nuk e shënuam, mund të shkonte ndryshe. Por ky është futbolli, duhet ta pranojmë dhe mbetet një paraqitje e madhe e skuadrës dhe e Tiranës, një ndeshje shumë e bukur sipas meje.

Ata bërë një modul ndryshe në krahasim me të kaluarën. Ishim të gatshëm për këtë skemë, reaguam në të dy fazat e lojës me mbajtjen e topit apo jo. Kur dilnim, mund të menaxhonim pak më mirë topin pranë zonës kundërshtare, por ishim të ngutur në finalizimin e aksioneve.

Ishte një rënie që mund të ndodhë gjatë ndeshjes, si për ne, edhe për kundërshtarët. Ne kishim një ditë më pak rikuperimi ndaj kundërshtarit dhe kjo besoj se ndikon. Ata kishin një ditë më shumë rikuperimi dhe për të përgatitur ndeshjen, kemi pasur tre dëmtime, me zëvendësime të detyruara të lojtarëve të rëndësishme. Kush hyri bëri mirë, por duhet të hyjë në ritmin e ndeshjes dhe nuk është e thjeshtë për kë aktivizohet. Në fund skemat e lojës ranë se mendohej fitorja dhe kjo është një ndeshje që ndjehet dhe kërkuan palët të fitonin me çdo kusht.

U munduam ta fitonim, sot ishte një ndeshje karakteri. Më vjen keq për dëmtimet dhe u desh të bëja ndryshime dhe duke menduar për ndeshjen tjetër ndoshta do të jenë mungesë. Kemi një grup të mirë, kush u futën bënë mirë. Dhe siç e thashë me parë, të kishim pak më shumë fat, nëse Musta do të shënonte penalltinë, do të ishin gjërat ndryshe. Por Musta me të gjithë shokët bëri një ndeshje të madhe dhe gabimet bëhen nga të gjithë ata që shkojnë në fushë”, tha Bordin për RTSH pas përfundimit të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"