Bën diferencën te Reali, Vinicius është një “makinë” që gjeneron gola
“Një lojtar që bën diferencën”! Kështu e ka përkufizuar në më shumë se një rast Viniciusin, trajneri i tij Karlo Ançeloti. Ançeloti ndoshta nuk merret shumë me statistikat.Por që edhe pa i hedhur një sy nuk rri. Sepse në fjalët e tij kur flet për brazilianin, ka shumë të vërtetë brenda. Sepse Vinicius është një “makinë” që gjeneron gola në Madrid. Me gjithsej 46 gola dhe asiste deri më tani në vitin 2024, Vinicius është lojtari me kontributin më të madh të golave në tri ligat kryesore.
Me 30 gola dhe 16 asiste, ai ia kalon yjeve të nivelit të Levandovskit (42) dhe premtimeve të reja si Kol Palmer (Çelsi, 38). Figura të njohura si Erling Haland (35) dhe Mohamed Salah (35), të barabartë në numër, janë gjithashtu pas brazilianit.
Vinicius, me ose pa “Topin e Artë”, vazhdon t’i tregojë botës nivelin e tij, aftësinë e tij për të vendosur ndeshje dhe aftësinë e tij për t’u dalluar si pak të tjerë në futbollin e sotëm. Këtë sezon, braziliani ka marrë pjesë në 17 ndeshje, të shpërndara mes Ligës, Ligës së Kampioneve dhe Superkupës së Europës. Me 12 gola dhe 7 asistime, ndikimi i tij ka qenë i dukshëm deri në atë pikë sa ka ngritur skuadrën në momente kritike dhe ka shënuar jo një por dy tregolësha. Diçka që vetëm tre lojtarë nga pesë ligat kryesore e kanë arritur këtë sezon: Herri Kejn (3), Rafinja (2) dhe Haland (2).
NGA TRE NË TRE – E fundit, në një nga ndeshjet më të rëndësishme për Realin në këtë sezon deri më tani, qoftë dhe për shkak të situatës delikate që po kalonte, ishte fitorja 4-0 e Madridit ndaj Osasunës, me Vinin që ishte mbreti i mbrëmjes. Vinicius shkëlqeu me një trigolësh që tregoi aftësinë e tij për të udhëhequr ekipin e bardhë. Tre gola që e lejuan atë të ngjitej në pozicione në luftën për golashënuesin më të mirë në La Liga dhe t’i afrohej Levandovskit në këtë garë.
Ai ka realizuar gjithsej katër tregolësha në karrierën e tij me Realin e Madridit, i pari që vjen kundër Levantes më 12 maj 2022. E dyta ishte kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës në janar të këtij viti, një ndeshje në të cilën Vini u bë braziliani i parë i Realit që shënoi një trigolësh kundër Barcelonës dhe lojtari i parë që shënoi tre gola në një “El Clasico” në Superkupën e Spanjës. E treta ishte kundër Dortmundit në Champions League këtë sezon, ndeshje në të cilën Reali dukej “i vdekur”, por Vini e “ringjalli” në pjesën e dytë. Për të arritur te tregolëshi i katërt kundër Osasunës jo më larg se të shtunën e kaluar.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"