Bën disa lëvizje në formacionin e Vllaznisë, Brdariç ka gati “kurthin” për të thyer Egnatian
Vllaznia do të presë Egnatian në javën e 22-të të Superiores me duelin që do të luhet mes dy ekipeve pretendente të këtij sezoni në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Një sfidë që për shkodranët vjen në momentin e duhur dhe një sukses i mundshëm ndaj rrogozhinasve, do të rriste shumë moralisht ekipin e drejtuar nga Brdariç. Pikërisht, trajneri gjerman duket se ka hartuar edhe formacionin që do e nisë nga minuta e parë këtë sfidë.
EMRAT – Kështu nga porta pritet ta nisë Aron Jukaj. Me djaloshin e ri që e ka shfrytëzuar më së miri mungesën e Qarrit. Dhe tashmë nga ndeshja në ndeshje po tregon rritje të nivelit të tij. Në mbrojte nga e djathta si zakonisht do të jetë Gurishta e ndërsa majtas tashmë një konfirmim mund të quhet Çoba. Në qendër të repartit të prapavijës duket e konsoliduar dyshja Stojanoviç-Bajrami. Në mesfushë dilemat janë më të shumta, pasi titullarët e zakonshëm Qato dhe Krymi nuk janë në 100% të formës fizike. Me kuçovarin që nuk pritet as në stol e ndërsa Krymi pritet ta nisë ndeshjen si rezervë. Kështu në mesfushë pritet konfirmimi i treshes Sala-Deliu-Kahrimanoviç. Që ka luajtur në vazhdimësi ndeshjet e këtij viti 2025 për kuqeblutë.
SULMI – Reparti i sulmit po ashtu ngelet i pandryshuar me Balajn në majë. Dhe Dodajn e Malën që do të mbështesin nga krahët golashënuesin më të mirë të kampionatit. Brdariç duket se i qëndron idesë se formacioni fitues nuk ndryshohet e po ashtu i ndikuar edhe nga forma fizike e disa titullarëve nuk priten ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit me Skënderbeun.ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"